abazmemeti.webs.com

ABAZ MEMETI, ing. dip. el.

Downloads

Drejtshkrimori AS 2.0 - program drejtshkrimor i gjuhës shqipe. Punon në Word 2003, 2007.
ALZip 7.0 - program për kompresim dhe dekompresim.
Windows Server 2008 R2 - sistem operativ i rrjetit, për 180 ditë.
Virtual Computer - montimi virtual kompjuterit.
Photoscape - editor i thjeshtë i imazheve.
Audacity - audio editor. 
FreeRIP - audio-ekstraktor dhe audio-konvertues i thjeshtë.
Windows Movie Maker - video editor.
Free YouTube Downloader - shkarkues i videove nga youtube.com 
Easy Gif Animator 5 - program për krijimin e gif-animacioneve.
Ulead GIF Animator 5 - program për krijimin dhe përpunimin e animacioneve
Microsoft Office 2007 - paketë e programeve (përpunim teksti, tabelat, prezantimet, postë elektronike,...) 
Translit - shtojcë programore për Office i cili konverton tekstin qirilik në atë latin dhe anasjelltas.

 
 
Më poshtë janë dhënë mbi 100 programe të ndryshme të paraqitur në kategori. 
Programet mund të sharkohen nga Web faqja bazë e tyre.
Gjithashtu për çdo program është dhënë edhe një përshkrim i shkurt.

Programe të ndryshme

Adobe Reader www.adobe.com
Windows/MacOS/Linux/Celular Ky është programi më i thjeshtë që ofron Adobe për skedarët PDF. Me të mund të bëni pak a shumë gjithçka që ka lidhje me PDF-të (përveç krijimit të PDF-ve të reja), duke përfshirë edhe bashkëpunimin online. Adobe Reader përfshin edhe një paketë veçorish për t’iu ardhur në ndihmë përdoruesve me aftësi të kufizuara.

AIM www.aim.com
Windows/MacOS/Linux/Ueb Ky është një nga softuerët falas më të përdorur në mbarë botën. AIM (AOL Instant Messenger) është një program për mesazhe të çastit dhe ofron një mal me veçori të shkëlqyera.

Audacity audacity.sourceforge.net
Windows/MacOS/Linux Audacity bën gjithçka me skedarët audio të çfarëdo formati, që nga regjistrimet e deri te modifikimet.

Firefox www.mozilla.com
Windows/MacOS/Linux Ky shfletues (që përbën edhe sugjerimin e redaksisë së ZERO për lexuesit e saj), kryeson midis të gjithë shletuesve të tjerë të uebit që nga dalja e versionit 1.5, nga fundi i vitit 2005.

GIMP www.gimp.org
Windows/MacOS/Linux GIMP bën pak a shumë të gjithsa bën edhe Photoshop-i. Madje, programi Gimpshop Project (www.plasticbugs.com), bën të duket sikur manipulimet e fotove janë bërë me Photoshop.

iTunes www.apple.com/itunes
Windows/MacOS Nëse ju ka hyrë në zemër pajisja multimediale më e famshme në botë (iPod), atëherë ne jua garantojmë kënaqësinë përmes këtij programi. iTunes ecën në të njëjtat gjurmë, duke përmirësuar dukshëm organizimin e skedarëve audio, video, lojërave dhe të tjerë formate skedarësh.

OpenOffice.org www.openoffice.org
Windows/MacOS/Linux Mund të harxhoni një thes me para për Microsoft Office, ose mund të përdorni këtë paketë të pajisur me një përpunues teksti të plotë, më fletë pune, bazë të dhënash, prezantime, madje edhe me një program për ekuacionet, pa i rënë më qafë Bill Gates-it dhe pa u bërë pjesë e piraterisë së ëmbël, por të ndaluar.

Skype www.skype.com
Windows/MacOS/Linux Për t’i telefonuar një numri çfarëdo duhet të paguani, por nëse të gjithë miqtë tuaj regjistrohen në të, Skype ju ofron telefonata (madje edhe ndërkombëtare) dhe videokonferenca falas.

Thunderbird www.mozilla.com/thunderbird
Windows/MacOS/Linux Shërbimi i postës elektronike që ofron Mozilla s’kushton hiç, është i shpejtë dhe i lehtë për t’u përdorur. Bollëku i opcioneve që ofron (duke filluar nga kalendarët e deri te kriptimi) lë kuptosh se janë pak mundësitë që ky program s’mund t’i realizojë.

Ubuntu www.ubuntu.com
Linux Ky sistem operativ i bazuar në Linux përfshin shumë nga produktet e sipërpërmendura si Firefox, OpenOffice.org etj.

WinAmp www.winamp.com
Windows U bë një dekadë tashmë që Winamp-i me maskat e saj luan muzikë. Gjatë kësaj kohe kanë dalë shumë versione, duke përfshirë këtu edhe atë me rrjepje dhe djegje CD-sh.

Kthehu te kategoritë 

Sisteme operative

ajaxWindows www.ajaxWindows.com
Është një sistem operativ virtual (allias Web OS), icili përdor për programim kodet asinkron të Java-s dhe formatin XML, në mënyrë që të imitojë pamjen dhe të krijojë idenë e tryezës së Windows-it në Firefox ose në Internet Explorer. Ai ruan skedarë (duke përdorur Gmail) dhe ekzekuton programet e veta plus, si dhe aplikacione uebi si Meebo dhe Google Maps (shih më poshtëë). Nëse keni lidhje Interneti për të hapur një shletues uebi, ajaxWindows-i mund t’ju mbarojë punë.

eyeOS www.eyeos.info
Ky sistem operativ uebi ka programe tejet të thjeshtë, duke përfshirë këtu lexuesin e formateve RSS1, harta satelitore, një përpunues teksti, madje edhe një shfletues uebi. Po, po! Një shfletues uebi për të shflefuar uebin, ndërkohë që jeni në ueb.

Freespire 2.0 www.freespire.com
Ky është një sistem operativ i orientuar nga konsumatori dhe bazohet në Linspire (ish Lindows). Ai është një kamuflim i Linux-it për t’u dukur si Windows, duke u përqendruar njëkohësisht edhe te përputhshmëria me platformat e tjera.

Glide www.glidedigital.com
Pamja ekstravagante e dallon nga të tjerët këtë sistem operativ uebi. Njëkohësisht, ai shquhet (duke përdorur një program tjetër) edhe për sinkronizimin e skedarëve, shënjuesve (bookmarks) të faqeve dhe mesazheve të postës elektronike nga sistemi operativ i vërtetë.

gOS www.thinkgos.com
Ky sistem operativ virtual bazohet te Ubuntu dhe fuksionon në bazë të programeve të Google-it (vetëm mos e quani Google OS). gOS ndodhet i instaluar në kompjuterët 200 dollarësh të WalMart-it, por mund të shkarkohet për çdo lloj kompjuteri.

 Kthehu te kategoritë

Antivirus/antispiun

Avast! 4 Versioni për shtëpi (Home Edition) www.avast.com
Windows Me një paraqitje plot sqimë, Avast! të njofton nëpërmjet një mesazhi në postën elektronike ose një mesazhi të çastit kur kap ndonjë virus. Nuk është i aftë të bëjë skanime, por baza e tij e të dhënave për rigjenerimin e skedarëve mund t’ju hyjë në punë në rastin kur një virus shkakton dëme.

AVG Anti-Virus Versioni Falas (Free Editon) www.free.grisoft.com
Windows Qendrën e kontrollit e ka paksa të ngathët, por sapo kompjuteri ndizet, në bazë të një skeduli ai mund të bëjë skanimin e skedarëve me kërkesën tuaj, ose të skanojë mesazhe të postës elektronike. Disku i urgjencës (Rescue Disk) që ofron AVG-ja, ju vjen në ndihmë në rast katastrofash.

Avira AntiVir Versioni Personal (Personal Edition) www.free-av.com
Windows AntiVir bën skanimin e skedarëve me kërkesën tuaj, kur ndizni kompjuterin, ose në bazë të një skeduli. Nuk është në gjendje të skanojë shtojcat (Attachement) e një mesazhi të postës elektronike në qoftë se nuk i keni ruajtur në kompjuter ato, por ju bën gjëmën rootkit-eve. Gjithashtu, AntiVir mund të bashkëjetojë me programe të tjera antivirus. Ashtu si pjesa më e madhe e antivirusëve të famshëm, AntiVir ka fituar çmimin VB100% të dhënë nga Virus Bulletin, si dhe zotëron një çertifikatë për zbulim virusesh lëshuar nga Laboratorët ICSA.

HijackThis www.trendsecure.com
Windows. HijackThis është një program që skanon shpejt e shpejt Windows-in tuaj, në kërkim të ndryshimeve që mund të jenë shkaktuar nga programe spiune, programe keqbërëse, ose nga programe të tjera të padëshiruara. HijackThis përpilon një raport, të cilin mund ta ngarkoni në faqet ueb që e suportojnë këtë program, për të marrë asistencë të personalizuar nga ekspertë të fushës.

NanoScan www.nanoscan.com
Windows/Ueb Brenda një minute, NanoScan është në gjendje të analizojë të gjithë proceset që ekzekutohen në kompjuterin tuaj dhe të identifikojë viruset, kuajt Trojanë, programet spiune dhe të tjera programe keqbërëse.

ThreatFire AntiVirus www.threatfire.com
Windows. ThreatFire zbulon gjithë të ligjtë duke u nisur nga sjellja e tyre dhe jo nga emri, që mund të jetë i papërditësuar. Është çuditërisht efikas dhe një bashkëshoqërues i mirë për programet viruse standard.

Trend Micro HouseCall www.housecall.trendmicro.com
Windows/Ueb Përdoreni HouseCall-in, skanerin online mjaft të respektuar, për të konfirmuar një dyshim tuajin, ose për të bërë një pastrim në rastin kur programi keqbërës nuk lejon instalimin e një opcioni të antivirusit tuaj.

 Kthehu te kategoritë

Mure mbrojtëse

Comodo Firewall Pro www.personalfirewall.comodo.com
Windows Ky dragua mbrojtës për XP-në dhe për Vista-n i mban hakerat larg kompjuterit tuaj dhe mbikqyr se cili program mund të lidhet me internetin. Lista e bardhë që ai zotëron përmban rreth 1 milionë emra, rrjedhimisht do të keni më pak dritare kërcyese (Pop Ups). Comodo është i aftë të bllokojë edhe teknikat mashtruese të tipit leak test2. Po aq sa është i fortë, është edhe i pashëm.

ShieldsUP! www.grc.com
Windows/Ueb Sigurohuni që muri juaj mbrojtës e fsheh lidhjen tuaj me internetin nga hakerat. ShieldsUP! ju jep një konfirmim të shpejtë.

SmoothWall Express www.smoothwall.org
Linux Keni ndonjë kompjuter tepër të pajisur me një procesor Pentium 200 MHz ose më të mirë dhe me 128 MB RAM? Shndërrojeni në një mur mbrojtës të mirëfilltë duke përdorur këtë program falas.

ZoneAlarm Free www.zonealarm.com
Windows Versioni falas mbetet një mbrojtës i dobishëm kundër sulmeve të jashtme dhe kundër programeve që abuzojnë me lidhjen tuaj të internetit.

 Kthehu te kategoritë

Siguri

EULAlyzer www.javacoolsoftware.com
Windows. E keni vrarë ndonjëherë mendjen se ç’lloj marrëveshjeje aprovoni kur klikoni “I Accept” (Pranoj)? Mos u bëni merak! Thjesht tërhiqeni me anë të miut ikonën e EULAlyzer-it mbi tekstin e marrëveshjes (EULA) për një raport të shpejtë që evidenton ndonjë problem të mundshëm.

Hotspot Shield www.anchorfree.com
Windows Krijoni në çast një tunel në VPN-në (rrjet privat virtual) tuaj midis laptopit dhe router-it Wi-Fi (pa tel, wireless) për të mbrojtur të dhënat nga ndonjë futje hundësh në kanalin e pambrojtur. Këtë duhet ta bëni edhe në rastin kur përdorni kriptim shtesë. Nëse rrjeti juaj ua kufizon përdorimin e programeve të veçanta (si p.sh Skype-in), VPN-ja mund t’ju sigurojë akses pa kufi. Gjithashtu, mund ta përdorni edhe në lidhjet me tel, si një shtresë sigurie më tepër.

Kruptos 2 www.kruptos2.co.uk
Windows. Kruptos lejon hyrjen në një skedar vetëm nga dikush që njeh fjalëkalimin. Ai përfshin gjithashtu edhe një kompresues skedarësh.

PC Flank www.pcflank.com
Windows/Ueb Nëse ShieldsUP! i përmendur më sipër testonte aftësitë e murit tuaj mbrojtës për të fshehur të gjitha portat, PC Flank realizon sulme që mund të krahasohen me ato të programeve keqbërëse, në mënyrë që të verifikojë nëse muri mbrojtës është në gjendje t’i bllokojë ato apo jo.

SendShield www.sendshield.com
Windows. Kjo është një shtojcë që i mbivendoset Outlook-ut për të nxjerrë informacion shtesë dhe për të gjurmuar ndryshimet (duke aktivizuar butonat Back dhe Forward) në një dokument Word që i është bashkangjitur një mesazhi të postës elektronike.

 Kthehu te kategoritë

Financë

mint www.mint.com
Ueb. Mint-i ndryshon nga Quicken-i, i cili ju kërkon të regjistroni të gjitha transaksionet tuaja. Në vend të kësaj, Mint-i sinkronizohet me llogaritë online të bankës dhe kartës suaj të kreditit, krijon një model të zakoneve tuaja për të shpenzuar dhe ju thotë se si mund të kurseni para. Nëse nuk i kushtoni rëndësinë e duhur shpenzimeve, programi ju dërgon njoftime të rregullta për t’ju informuar se ku kanë shkuar paratë tuaja (diçka e mirë për ta kuptuar nëse po ju zhvat kush).

 Kthehu te kategoritë

Zyrë

AbiWord www.abiword.com
Windows/MacOS/Linux Ky përpunues tekstesh i ofruar falas mbahet në këmbë nga vullnetarët. Ai imiton në detaje pamjen e Microsoft Word 2003 dhe të versioneve më të hershme dhe të krijon përshtypjen se po përdor njërin prej tyre.

Adobe Buzzword www.buzzword.com
Windows/Ueb/Flash Adobe renditet përkrah Google-it me këtë përpunues teksti online që është i ndërtuar në Adobe Flash (s’ka se si të jetë ndryshe). Ndërfaqja është e shpërndarë dhe komandat janë të thjeshta.

Gliffy www.gliffy.com
Ueb/Flash Është një program online për të ndërtuar diagrame dhe që ofron më shumë opcione se sa duhen për të ndërtuar një bllokskemë të thjeshtë. Versioni falas kufizohet vetëm me 5 diagrame.

Google Docs www.docs.google.com
Ueb/Celular Paketa e Google-it me një disenjo të thjeshtë ofron një paketë zyre online të pajisur me përpunues teksti, fletë pune dhe prezatime. Më në fund doli një alternativë reale në fushën e paketave të zyrës që dominohet totalisht nga Microsoft-i. Gjithashtu, mund t’i ngarkoni ose t’i dërgoni dokumentet tuaja si mesazhe të postës elektronike për t’i ruajtur apo për t’i modifikuar.

IBM Lotus Symphony www.symphony.lotus.com
Windows Ky është një version shumë më i këndshëm i OpenOffice.org. Symphony është konceptuar që t’i paraqesë përpunuesit e tekstit, fletët e punës dhe prezantimet në një dritare të vetme (por i mungojnë vizatimet dhe moduli i bazës së të dhënave).

KompoZer www.kompozer.net
Windows/MacOS/Linux KompoZer është një program për ndërtimin e faqeve ueb i tipit “shih e shkruaj”, nëse mund të thuhet kështu. Pra, përplot me formate të gatshme dhe i ngjashëm me DreamWeaver-n. KompoZer përfshin edhe një menaxher uebsajti FTP për ngarkimin e 
skedarëve.

NeoOffice www.neooffice.com
MacOS Ky version i OpenOffice.org gëzon të gjitha avantazhet e saj (përfshi faktin që është falas), por vjen me një ndërfaqe të projektuar posaçërisht për MacOS-n.

Notepad++ www.notepad-plus.sourceforge.net
Windows Notepad++ është në gjendje ta manovrojë tekstin (e sidomos skriptet) në një mënyrë të tillë që NotePad-i i Windows-it e sheh vetëm në ëndërr, me zbukurime të ndryshme si tabet apo kodimi i ngjyrave.

Scribus www.scribus.net
Windows/MacOS/Linux Ky program për paraqitjen e faqeve gëzon veçori të krahasueshme me ato të emrave të mëdhenj si PageMaker. Për më tepër suporton skedarët PDF dhe SVG (grafikë vektoriale e shkallëzuar).

Windows Live Mail www.get.live.com
Windows Live Mail jo vetëm që lexon Hotmail-in tuaj, por është në gjendje që të kontrollojë edhe llogaritë e tjera të postës elektronike në formatet POP, IMAP ose HTTP.

Zoho www.zoho.com
Ueb/Celular Zoho gëzon të gjitha veçoritë që dëshironi, si përpunues teksti, fletë pune, prezantime, bazë të dhënash, madje edhe një wiki3. Zoho ka edhe shumë tipare të tjera, të cilat mendonit se s’do t’ju hynin ndonjëherë në punë. Një pjesë prej tyre mund të përdoren edhe pa qenë të lidhur me Internetin.

Plaxo www.plaxo.com
Ueb. Ndoshta Plaxo është libri më i mirë i telefonave përgjatë gjithë kohërave. Ndër të tjera, ai gëzon veçoritë e një rrjeti social (social network) dhe shtojca (plug-ins) nga shumë shërbime të tjera uebi si Flickr, YouTube, Twitter dhe LiveJounal, duke ju mundësuar ndërveprimin me përdorues të tjerë të internetit.

Backpack www.backpackit.com
Ueb. Backpack është shumë më tepër se një faqe-axhendë me listën e gjërave që duhen bërë. Në dispozicionin tuaj keni 5 faqe lehtësisht të përditësueshme, të cilat dërgojnë mesazhe nëpërmjet postës elektronike ose SMS-ve, dhe që përfshijnë një fushë teksti për bashkëveprim online.

EssentialPIM Free www.essentialpim.com
Windows. Ky program ju mundëson që ta mbani të gjithë informacionin personal në formë elektronike. Të gjitha takimet, detyrat, listën e punëve për t’u kryer, shënime, adresa dhe numra telefoni ruhen në trajtë grafike lehtësisht të aksesueshme.

Google Calendar www.calendar.google.com
Ueb/Celular Me ndërveprimin me produkte të tjerë të Google-it, dërgimin e njoftimeve nëpërmjet SMS-ve dhe opcionin e përdorimit të përbashkët, ky aplikacion uebi bën për kalendarët, atë që Google-i bëri për kërkimet.

Lightning www.mozilla.org/projects/calendar/lightning
Windows/MacOS/Linux Thunderbird-it i duhet edhe një kalendar, për të ngjasuar pak më shumë me Microsoft Outlook-un. Lightning përveçse e siguron diçka të tillë, ofron edhe një listë për punët që duhen kryer. Gjithashtu, ai është në gjendje të sinkronizohet me kalendarin e Google-it.

Power Calculator
www.microsoft.com/Windowsxp/downloads/poëertoys/xppowertoys.mspx
Windows Kjo lodër që vlen vetëm për XP-në, zëvendëson makinën e lodhur llogaritëse të Windows-it me një bombë të vërtetë.

Remember The Milk www.rememberthemilk .com
Ueb/Celular S’keni për të harruar më që të blini bukë përpara se te futeni në shtëpi, sepse ky program i menaxhon detyrat në mënyrë të përsosur. Ai ju njofton nëpërmjet mesazheve të postës eletronike, SMS-ve ose nëpërmjet mesazheve të çastit.

Sunbird www.mozilla.org/projects/calendar/sunbird
Windows/MacOS/Linux Sunbird është kalendari i Mozillas që mund të operojë në mënyrë të pavarur, duke kujtuar ngjarje të ndryshme dhe detyra që duhen kryer. Në një farë mënyrë është motra e vogël e Lightning, e cila kryen të njëjtat funksione për Thunderbird-in.

30 Boxes www.30boxes.com
Ueb. 30 Boxes është një nga kalendarët online më të bukur. Ai është i pajisur me dritare lehtësisht të përdorshme, ku mund të shtohen ngjarjet dhe ku mund të shihen detaje të skedulit tuaj.

Yahoo! Calendar www.calendar.yahoo.com
Ueb. Krijoni skedulin tuaj dhe ndajeni atë me miqtë, pastaj bëni sinkronizimin e tij me Outlook-un ose me celularin tuaj. Ia vlen ta shtini në dorë!

 Kthehu te kategoritë

Rezervim/Sinkronizim

Allway Sync www.allwaysync.com
Windows. Sinkronizoni skedarët e kompjuterit me ato të pajisjeve të jashtme, duke i filtruar në bazë të dosjeve, emrit të skedarit apo tipit të skedarit. Ky program ju paralajmëron përpara sinkronizimit të skedarëve të dyshimtë.

DriveImage XML www.runtime.org
Windows. Ju jep mundësinë që të krijoni një imazh të të gjithë diskut të ngurtë për qëllime rezervimi apo restaurimi.

FolderShare www.foldershare.com
Windows/MacOS Instalojeni këtë program në disa kompjuterë dhe hapni një llogari online ku mund të indentifikoni secilin kompjuter dhe zgjidhni dosjet që duhen sinkronizuar. Të dhënat e përditësuara (të ndryshuara) bëhen të disponueshme në të gjithë kompjuterët, sa herë që bëni një ndryshim në dosje. Ndërkohë, sinkronizimi kryhet në sfond, në mënyrë që të mos bezdiseni, por thjesht t’i gëzoheni faktit që mund të keni akses në skedarët tuaj, kudo që të jeni duke punuar.

MozyHome falas www.mozy.com
Windows/MacOS MozyHome ju ofron rezervim automatik online për të dhënat tuaja deri në 2 GB.

PassPack www.passpack.com
Ueb Paketojini fjalëkalimet tuaja në këtë kasafortë online. Madje, ajo është në gjendje që t’ju logojë edhe në një faqe uebi.


SyncToy v2.0 www.microsoft.com/downloads
Windows Sigurohuni që dosjet e ndodhura në kompjuterët e rrjetit tuaj të përmbajnë të njëjtët skedarë, madje edhe në pajisje ruajtjeje që ndryshojnë vendndodhje dhe emër.

WinClone www.twoxanoes.com
MacOS Kjo u adresohet kryesisht përdoruesve të Bootcamp-it5. Tani mund të klononi (rezervoni) particionin e Windows XP/Vista-s, për ta riinstaluar në një kompjuter tjetër Macintosh.

 Kthehu te kategoritë

Hapësit e programeve

Launchy www.launchy.net
Windows Lauchy është në gjendje të hapë programe, skedarë, dosje, ose të zhvillojë kërkime nëpërmjet një ndërfaqësi që ju shfaq dritaren e komandave.

ObjectDock www.stardock.com
Windows Sistemojini shkurtoret e programeve në një meny që imiton pamjen e menysë Dock të Macintosh-it, pasi është e pajisur edhe me ikona të animuara. Ky program mund të imitojë edhe butonat e menysë së detyrave (Taskbar) të Windows-it. Aty mund të shtoni edhe orën ose parashikimin e motit. Përveç këtyre, në dispozicionin tuaj është edhe një buton Start i mirëfilltë dhe një Shportë Riciklimi (Recycle Bin) plotësisht funksionale.

Quicksilver www.blacktree.com
MacOS Ky hapës programesh pranon shumë shtojca (plug-ins), duke ju krijuar mundësinë të bëni gjithçka që dëshironi në MacOS.

 Kthehu te kategoritë

Programe utilitarë

Absolute Uninstaller www.glarysoft.com
Windows Zëvendësojeni opcionin Add/Remove Programs (Shto/Fshi programe) të panelit të kontrollit të XP-së me një çinstalues të plotë dhe pa mbetje, të cilat Windows-i shpesh harron t’i fshijë.

CCleaner www.ccleaner.com
Windows “C”-ja e parë do të thotë “crap” (anglisht: plehra) dhe pikërisht me këto merret CCleaner. Ai tret të gjitha mbeturinat që kanë mbetur gjatë përdorimit të Windows-it.

CoolMon www.coolmon.org
Windows CoolMon ju jep një pamje të të gjitha statistikave jetësore të sistemit tuaj, duke përfshirë këtu përdorimin e procesorit, RAM-it dhe të diskut të ngurtë, temperaturën e brendshme të kompjuterit dhe shumë më tepër se këto.

Defraggler www.defraggler.com
Windows Defragmentarizojeni (bashkojeni, ngjiteni) të gjithë diskun e ngurtë përnjëherësh, ose duke i marrë me radhë skedarët e fragmentarizuar.

DriverView www.nirsoft.net
Windows DriverViews liston të gjitha pajisjet e lidhura me driver-at që janë aktive në kompjuterit tuaj, duke shfaqur informacion shtesë për secilën prej tyre.

Eraser www.heidi.ie/eraser
Windows Makinat letragrirëse janë mjaft të përhapur nëpër zyra, prandaj pse të mos krijohet një ekuivalent dixhital? Eraser-i i shton një meny në butonin e djathtë të miut, me anë të së cilës ju mund t’i lani duart njëherë e përgjithmonë me një skedar apo dosje.

FileZilla www.filezilla-project.org
Windows/MacOS/Linux Shkarkojeni këtë program FTP (protokoll i transferimit të skedarëve) në mënyrë që të aksesoni njëkohësisht shumë faqe uebi, ose për ta përdorur si një server FTP. Në të dyja rastet, FileZilla i lehtëson shumë gjërat, sepse lejon tërheqjen e objekteve me anë të miut.

Glary Utilities www.glaryutilities.com
Windows Glary ofron në një paketë të vetme një thes me programe utilitare për pastrimin, optimizimin dhe sigurimin e Windows-it.

Microsoft Virtual PC 2007 www.microsoft.com/Windows/virtualpc
Windows Instaloni gjithçka: DOS, OS/2, apo çdo lloj versioni më të hershëm të Windows-it, si një kompjuter virtual. Ai do të ekzkekutohet në një dritare të veçantë në tryezën e Vista-s apo të XP-së suaj.

SandBoxie www.sandboxie.com
Ueb Vendosni një shtresë kujtese të përkohshme (thes rëre) midis programeve dhe diskut tuaj të ngurtë, si masë sigurie.

SecureZIP www.securezip.com
Windows Kompresojini skedarët që janë për rrugë, edhe nëse do të dërgohen si një mesazh i postës elektronike nëpërmjet Outlook-ut, dhe kriptojini arkivat si të dëshironi.

Task Killer www.rsdsoft.com
Windows Ndaloni çdo proces të Windows-it që është bllokuar. Ky program është mjaft i dobishëm për fshirjen e programeve që kanë ngrirë.

TinkerTool www.bresink.com
MacOS Ju mundëson aksesin te disa opcione të fshehura të Mac OS X, në mënyrë që t’i aktivizoni ato në bazë të pëlqimeve tuaja.

Uniblue ProcessScanner www.processlibrary.com
Windows/Ueb Mund të shtypni kur të dëshironi Ctrl-Alt-Delete për të parë se çfarë po ndodh me Windows-in, por mos i zgurdulloni sytë kur të mos kuptoni asgjë nga ato që po shihni. ProcessScanner, në bashkëpunim me shërbimin online Process Library, ju paraqet informacion shtesë për çdo proces (si p.sh nëse fillon të ekzekutohet automatikisht apo jo dhe kush e ka prodhuar softuerin në fjalë), madje edhe liston rreziqet që ju kanosen nga ekzekutimi i tyre.

 Kthehu te kategoritë

Shkarkime

Universal Extractor www.legroom.net
Windows. Hidhni një sy se çfarë kanë brenda skedarët e tipit arkiv, qofshin këta ZIP, RAR, madje edhe EXE.

uTorrent www.utorrent.com
Windows. Ky është programi më i vogël që përdor protokollin BitTorrent (vetëm 214 KB), por ai gëzon të gjitha ato veçori shkarkimi për të cilat do të linit kokën (është figurative, ë!).

 Kthehu te kategoritë

Përmisuesit e ndërfaqes

Battery Status www.users.rcn.com/tmtalpey/BattStat
Windows Ky program shfaqet në shiritin e butonit Start (System Tray) dhe duke përfituar nga shërbimi për baterinë që ofrojnë XP dhe Vista, ju ofron informacione të shumta mbi konsumin e baterisë në një kompjuter laptop.

Google Desktop www.desktop.google.com
Windows/MacOS/Linux Lerjani në dorë Google-it të indeksojë dhe të kërkojë përmbajtjen e diskut tuaj të ngurtë. Menyja anësore e vesh tryezën tuaj me një grafikë shumë simpatike.

miniMIZE www.aquaria.za.net
Windows miniMIZE i pajis ikonat e zvogëluara në tryezën tuaj me foto në miniaturë, në mënyrë që t’i aksesoni më lehtë ato.

Quero Toolbar 4 www.quero.at
Windows Zëvendëson shiritin e adresave të Internet Explorer-it, për të integruar bllokimin e reklamave dhe bën që IE7 të ngjasojë më shumë me IE6.

Vista Drive Icon www.drvicon.sourceforge .net
Windows Shtojini XP-së suaj një nga veçoritë më të spikatura të Vista-s: ikona inteligjente që tregojnë kapacitetin faktik të secilit prej disqeve të ngurtë.

Xyplorer www.xyplorer.com
Windows Tabet e shumtë dhe motori i përmirësuar i kërkimit e çojnë një hap përpara Explorer-in e mërzitshëm të Windows-it.

Yahoo! Widgets www.widgets.yahoo.com
Windows/MacOS Mbusheni desktopin me ndërfaqës të vegjël për gjithçka, që nga këshillat për investimet në bursë, lajmet më të fundit (nëpërmjet lexuesve RSS6), parashikimin e motit (nëpërmjet radarit Doppler), sensorë Wi-Fi, e deri te kronometrat. Mund të zgjidhni midis 4300 varianteve, disa prej të cilëve janë më interesantë se të tjerët, por ia vlen t’i hidhni një sy të gjithëve.

Foxit Reader www.foxitsoftware.com
Windows. Ndoshta është lexuesi më i shpejtë i skedarëve PDF që gjendet në qarkullim. Foxit përfshin edhe një veçori për mbajtje shënimesh, si dhe shtojca që mundësojnë leximin e formateve të rinj dhe te gjuhëve të reja të ndërfaqes së përdoruesit (UI languages).

ZamZar www.zamzar.com
Ueb. Konvertimi i skedarëve s’është më një makth i pafund. Mjafton të shkoni te ZamZar-i, ngarkoni skedarin, zgjidhni nga lista e gjatë e prapashtesave (p.sh .doc), duke përfshirë imazhe, dokumente tekst, muzikë, video dhe tipe kompresimesh, dhe fusni adresën e postës suaj elektronike. Kur procesi të përfundojë, ZamZar-i do t’ju dërgojë skedarin e konvertuar.

 Kthehu te kategoritë

Rrjetat

LogMeIn Hamachi secure  https://secure.logmein.com/
Windows/MacOS/Linux Krijoni në çast një lidhje VPN (rrjet privat virtual) midis kompjuterit tuaj dhe kompjuterëve të tjerë. Shkarkojeni softuerin, emërtoni rrjetin dhe ftojini miqtë që t’i bashkohen, sepse tani keni mundësi të shkëmbeni skedarë të ndryshëm, përfshirë këtu edhe dosjen e iTunes-it.

NetStumbler www.netstumbler.com
Windows Përdoreni për të zbuluar ndonjë rrjet pa tel (Wi-Fi) përreth laptopit tuaj dhe kontrolloni nëse është i mundur aksesi ose thjesht diagnostikoni rrjetin tuaj.

PrintAnywhere www.printanywhere.c om
Windows. Ndajeni printerin tuaj me përdoruesit e tjerë të uebit. Në këmbim të kësaj, mund të komandoni printerë të tjerë, pavarësisht se ku ndodhen ata.

 Kthehu te kategoritë

Blog7

Blogger www.blogger.com
Ueb/Celular Blogger ka qenë një nga programet më të mirë për publikimin e blogjeve. Edhe pse u bënë vite që është blerë nga Google-i, ai mbetet sërish një nga më të preferuarit, sidomos për fillestarët. Krijoni një blog të thjeshtë dhe lerjani në dorë Blogger-it hostimin, duke përdorur morinë e pafund të modeleve të gatshme, ose thjesht publikojeni në domenin tuaj.

w.bloggar www.wbloggar.com
Windows. Këtu mund të bëni modifikimin e blogut tuaj, sepse w.bloggar mund të suportojë shumë lloje blogjesh që i përkasin sistemeve të ndryshme.

Windows Live Writer http://explore.live.com/windows-live-essentials?os=winxp
Windows Live Writer nuk është një përpunues teksti, por një postues blogu universal, që është më i fuqishëm se postuesit e shumicës së ofruesve të shërbimin blog.

WordPress www.wordpress.com
Ueb Mund të mos ketë thjeshtësinë e Blogger-it ose të Vox-it, por versioni komercial i WordPress.org ofron disa nga opcionet më të mira të të gjithë shërbimeve blog.

 Kthehu te kategoritë

Lexues RSS

Bloglines www.bloglines.com
Ueb/Celular Leximi i lajmeve në ueb mund të shndërrohet në një makth të vërtetë. Ky lexues i prodhuar nga Ask.com është një nga metodat më të thjeshta për t’i mbajtur gjërat nën kontroll dhe versioni i ri beta ka vjedhur shumë nga veçoritë më të mira të Google Reader-it.

Google Reader www.google.com/reader/view/
Ueb/Celular Lexuesi i Google-it është padyshim lexuesi më i mirë i RSS-ve në Internet. Lajmet mund t’i lexoni edhe kur s’jeni të lidhur me internetin, ose në celularin tuaj.

Netvibes www.netvibes.com
Ueb. Ky është një kombinim i lezetshëm midis lexuesve online të RSS-ve dhe atyre të podcast-eve8, duke i ndërthurur me një ndërfaqës.

 Kthehu te kategoritë

Mesazhet e çastit

Meebo www.meebo.com
Ueb. Ky aplikacion i rafinuar uebi shkrin në një të vetme listat e miqve që mund të keni te AOL, Gmail, ICQ, Jabber, Windows dhe Yahoo!, duke ju dhuruar një përvojë unike sa i takon mesazheve të çastit dhe dhomave të chat-it. Meebo po e zgjeron gamën e shërbimeve duke ofruar lojëra, të cilat mund t’i luani me miqtë tuaj “të çastit”, si dhe chat-e audio dhe video, të cilët mund t’i hapni me softuerin që përdorni (MSN, Yahoo! Messenger etj.).

Pidgin www.pidgin.im
Windows/Linux
Nëpërmjet këtij aplikacioni mesazhet e çastit integrohen plotësisht në grupin e programeve falas. Ai suporton më shumë rrjete IM (rrjete të mesazheve të çastit) se cilido tjetër

 Kthehu te kategoritë

Komunikim

GizmoProject www.gizmoproject.com
Windows/MacOS/Linux Gizmo konkurron me Skype-in në fushën e telefonatave dhe videotelefonatave nëpërmjet internetit (peer-to-peer), por ndryshe nga ai përdor standarde të hapura.

Gmail www.gmail.com
Ueb/Celular Ku ta çojmë të gjithë atë hapësirë ruajteje të postës elektronike? Këtë pyetje i bëjnë vetes përdoruesit e Gmail-it, të cilët mund të shfrytëzojnë deri në 5.5GB për mesazhe dhe biseda chat-i. Dhe e bukura është se hapësira vazhdon të rritet. Gjëra të tjera interesante janë edhe opcionet e përparuara për kërkim, përditësimet në kohë reale, dhe “bashkëbisedimet”, të cilat për të lehtësuar përdorimin ruajnë në të njëjtën kategori mesazhet e postës elektronike që vijnë në vazhdimësi të njëra-tjetrës.


ooVoo www.oovoo.com
Windows/MacOS ooVoo ofron chat video dhe e aplikon teknologjinë P2P në një shkallë më të lartë se Skype (s’përdor supernode, që janë si tip semaforësh trafiku në një rrjet peer-to-peer), duke ofruar si rrjedhim një cilësi më të mirë të figurës. Mund të përballojë deri në 6 video konferenca njëkohësisht, transferim skedarësh dhe bashkëbisedim tekst në grup.

SightSpeed www.sightspeed.com
Windows/MacOS SightSpeed ofron cilësi më të lartë figure se ooVoo, por ka një ndërfaqës më pak tërheqës. Bashkëbisedimi në grup, video ose tekst, si dhe transferimi i skedarëve është më pagesë.

 Kthehu te kategoritë

Audio

Reaper www.cockos.com/reaper
Windows/MacOS Ky program ju ndihmon të prodhoni, regjistroni dhe shumëfishoni një skedar audio, në një ndërfaqës që ju bën të ndjeheni më d.j se d.j më i mirë (nëse kjo superlativë e vakët nuk është e tepruar për një d.j).

Wavosaur www.wavosaur.com
Ueb Wavosaur-i është një modifikues skedarësh audio i lirë dhe pak i njohur. E veçanta e tij është se s’ka fare nevojë për instalim. Thjesht me një të klikuar mund të filloni regjistrimin e tingujve. I mungojnë disa prej veçorive të programeve të plotë si Audacity, por nuk ka më të mirë për modifikime të shpejta të skedarëve MP3.

 Kthehu te kategoritë

Video

Cinelerra www.osalt.com/cinelerra
Linux. Ky është një softuer adresuar gjithë përdoruesve të Linux-it që dëshirojnë të modifikojnë skedarët video.

Eyespot www.eyespot.com
Ueb. Ngarkojini videoklipet, përziejini duke i tërhequr me anë të miut dhe ndajeni me të tjerët spotin tuaj të sapokrijuar.


Jing www.jingproject.com
Windows/MacOS Jing iu mundëson njerëzve të tjerë që janë online të shohin atë që po ndodh në tryezën e kompjuterit tuaj, ose i regjistron këto zhvillime për t’i parë kurdoherë më pas.


Miro www.getmiro.com
Windows/MacOS/Linux Miro hap skedarët video të shkarkuar me BitTorrent, duke u shndërruar kështu në alternativën më të mirë që keni, pas videoregjistratorit dixhital.

MythTV www.mythtv.org
Linux Shndërrojeni kutinë e Linux-it (Linux box, harduer multimedial) në një videoregjistrator dixhital të thjeshtë.

Songbird www.songbirdnest.com
Windows/MacOS/Linux Kjo është përgjigjja që i dërgojnë iTunes-it prodhuesit e WinAmp-it. Ai hap si skedarët muzikorë, ashtu edhe ato video.

Tversity www.tversity.com
Windows. Shndërrojeni kompjuterin tuaj në një server që mbush me skedarë audio dhe video praktikisht çdo pajisje të lidhur në rrjetin tuaj.

Ustream.tv www.ustream.tv
Ueb. Sipas opinonin tonë si ZERO, kjo është absolutisht mënyra më e mirë për të përhapur drejtpërdrejt (live) në internet videot e regjistruara nga uebkamera juaj.

Videora Converter www.videora.com
Windows. Ju mundëson të konvertoni thuajse të gjitha llojet e videove që mund të gjeni në internet (ose në një DVD) për t’i përdorur në çdo pajisje që mund t’i hapë si p.sh iPod apo iPhone.

VLC media player www.videolan.org
Windows/MacOS/Linux Harrojeni Windows Media Player-in, pasi ky produkt falas i prodhuar nga VideoLAN mund ta zëvendësojë plotësisht atë dhe ndoshta edhe të gjithë programet e tjerë mediatikë. VLC suporton thuajse të gjithë formatët audio dhe kodekët video që mund të imagjinohen, si dhe mund të kryejë funksionin e serverit për të dërguar skedarë muzikorë dhe video në kompjuterë të tjerë. Ndryshojani maskën, që t’i ngjasojë cilitdo program mediatik që dëshironi, madje edhe WMP-s.

YouTube Uploader www.youtube.com/multifile_installer
Windows/MacOS Nëse keni një mal me video që dëshironi t’i ekspozoni në internet, ngarkojini të gjitha përnjëherë te YouTube.

 Kthehu te kategoritë

Grafikë

IrfanView www.irfanview.com
Windows IrfanView i hap imazhet (ose edhe skedarët audio apo video) dhe pastaj i konverton ose i optimizon pa hapur një dritare tjetër për modifikim

Paint.NET www.getpaint.net
Windows. Ky është ndoshta programi gratis që i përafrohet më shumë Photoshop-it. Është interesant fakti se gjithçka ka nisur si një detyrë studentësh.

Picasa www.picasa.com
Windows/Linux Ky program fotografish i prodhuar nga Google, ua lehtëson mjaft nxjerrjen e fotografive nga aparati dixhital, organizimin, modifikimin, madje edhe të ndani përvojën tuaj me të tjerët.

Picnik www.picnik.com
Ueb/Flash Modifikojini në çast fotografitë në këtë faqe uebi. Ngarkoni imazhe nga kompjuteri juaj, nga Flickr, nga Picasa ose nga ndonjë vend tjetër.

pikfx pikfx.com
Ueb. Ja edhe një tjetër modifikues fotografish online, por ndryshe nga të tjerët, pikfx.com përqendrohet te efektet speciale, si shtimi i tekstit dhe i kontureve.

Splashup www.splashup.com
Ueb/Flash Ja dhe një bukurosh tjetër me ndërfaqës Flash. Splashup dallohet nga të tjerët pasi mundëson modifikimin e imazheve të shumëfishtë dhe hapjen e dritares në madhësinë e ekranit.

 Kthehu te kategoritë

Shfletues

Flock www.flock.com
Windows/MacOS/Linux Edhe ky është një shfletues i bazuar te Mozilla, por ndryshe nga të tjerët ai përqendrohet te ndërveprimi me rrjetet sociale dhe shërbimet e uebit. Gjithashtu Flock-u pranon edhe shumë shtojca të Firefox-it.

Maxthon www.maxthon.com
Windows. Zëvendësoni Internet Explorer-in ose Firefox-in (por mos hiqni dorë nga motorët e tyre të pasqyrimit9) me këtë bukurosh të personalizueshëm, plot tabe dhe shumëgjuhësh.

Opera www.opera.com
Windows/MacOS/Linux/Celular Ndoshta është shfletuesi më i zgjuar dhe më lehtë për t’u përdorur nga të gjithë shfletuesit e tjerë në qarkullim. Opera qe e para që filloi të përdorte tabet dhe ende është më e mirë se të tjerët në këtë drejtim. Gjithashtu ajo ka shtuar edhe veçori të reja si Speed Dial (të mundëson të hapësh faqe uebi thjesht duke i tërhequr ato në shiritin e adresave me anë të miut) dhe Tab Priview (të mundëson të shohësh se çfarë përmban tabi) dhe nxjerr vazhdimisht versione të reja.

Prism mozillalabs.com
Windows/MacOS/Linux Prism-i është një shfletues specifik për çdo faqe ueb, çka do të thotë se nëse ju hapni një aplikacion uebi (p.sh Gmail-in), ai ekzekutohet si çdo aplikacion tjetër që gjendet në tryezën tuaj.

 Kthehu te kategoritë

Shtojca për shfletues

DownThemAll www.downthemall.net
Windows/MacOS/Linux
Tani s’ke pse i shkarkon një nga një elementët e një faqeje uebi, pasi DownThemAll i shkarkon në bllok, duke i copëtuar skedarët në copëza në mënyrë që të mbërrijnë më shpejt.

Foxmarks 2.0 www.foxmarks.com
Windows/MacOS/Linux Foxmark është në gjendje të sinkronizojë shënjimet (bookmarks) e faqjeve që keni bërë në Firefox-in tuaj, në shumë kompjuterë me sisteme të ndryshme operative.


Greasemonkey www.greasespot.net
Windows/MacOS/Linux Pajiseni Firefox-in me këtë shtojcë dhe do të keni në dispozicion me mijëra skripte që ndryshojnë pamjen dhe funksionet thuajse të të gjitha faqeve ueb.

IE7Pro www.ie7pro.com
Windows. Shtojini IE7-ës një sërë opcionesh, si p.sh: kontrollin e tabeve, kontrollin e gabimeve ortografike, bllokimin e skripteve (qofshin këto edhe të Greasemonkey-t më sipër) të reklamave, etj.

ScribeFire www.scribefire.com
Windows/MacOS/Linux Kjo shtojcë e Firefox-it ndërton një ndërfaqës për blog të çastit (instant blogging), praktikisht në çdo sistem blogu.

Zotero www.zotero.com
Windows/MacOS/Linux Zotero ju ndihmon të ruani të gjitha kërkimet që keni bërë në ueb, duke përfshirë edhe mënyrën e paraqitjes së tyre për raporte të ardhshme.

Kthehu te kategoritë

Lojra/zbavitje

Grow i Eyezmaze.com www.eyezmaze.com
Ueb/Flash Kjo nuk është një lojë e vetme, por një seri lojërash ku përfshihet edhe kultivimi dhe rritja e bimëve në një ambjent Flash.

Geni.com www.geni.com
Ueb/Flash Ndërtoni pemën tuaj gjenealogjike. Mos harroni të pyesni anëtarët e tjerë të familjes, të cilët mund të kontribuojnë me emra derisa të keni një pamje të qartë të pemës familjare. Rrënjët e prejardhjes janë vërtet të rëndësishme.


Kongregate www.kongregate.com
Ueb/Flash Mjaftojnë 2.598 lojëra për ta mbushur kohën që harxhoni në internet? Ç’prisni atëherë?! Nëse nuk ju mjaftojnë, bëjeni një vizitë tek mjeku që mund t’ju marrë përsipër.

Second Life www.secondlife.com
Windows/MacOS Kjo botë virtuale tridimensionale ka me qindra mijëra e-qytetarë. Hyrja është falas, por do t’ju duhet të paguani nëse dëshironi të blini prona të patundshme ose rroba të modës për avatarin tuaj.

Kthehu te kategoritë