abazmemeti.webs.com

ABAZ MEMETI, ing. dip. el.

Hyrje

Vitet e fundit numri i kompjuterëve, e me të edhe numri i shfrytëzuesve të tyre çdo ditë po rritet. Përmasat e punëve në kompjuterë dita ditës janë më të mëdha, gjithashtu edhe numri i informacioneve të përpunuara dhe nevoja për transmetimin e tyre. Jo vetëm kompanitë e mëdha por edhe ndërmarrjet e vogla si dhe individët kanë blerë numër të madh të kompjuterëve për stafin e vet, andaj edhe problemet rreth ndarjes së informacioneve janë rritur. Shfrytëzimi i përbashkët i të dhënave nënkuptonte krijimin e kopjeve dhe vendosjen e tyre në një kompjuter tjetër përmes disketave. Kjo metodë ishte e suksesshme kur ishte pyetja vetëm për disa kompjuterë, por me rritjen e përmasave të të dhënave është rritur edhe numri i problemeve sepse disa punë kërkonin dhjetëra disketa pastaj edhe bartja fizike e tyre në lokacionin që ishte pak a shumë në largësi nga kompjuteri burimor. 

Nevojat e punës, megjithatë, kërkonin këmbim më të shpejtë dhe më të besueshëm të informacioneve. Prandaj edhe lidhja e dy, e më vonë edhe më shumë kompjuterëve në mes veti është paraqitur si proces normal në zhvillimin e teknikës kompjuterike. Operatorët në kompjuter tani më shumë kohë i kushtojnë punës së tyre se sa bartjes së disketave nëpër zyra.

Definicione të ndryshme mund të përdoren për të sqaruar nocionin e rrjetës kompjuterike, por në parim thënë më thjeshtë rrjeta paraqet bashkësi të dy apo më tepër kompjuterëve, të cilët janë të lidhur ndërmjet veti për të këmbyer të dhënat dhe për të shfrytëzuar resurset e përbashkëta. Kur kompjuterët janë të lidhur në rrjetë, shfrytëzuesit e tyre mund ti ndajnë datotekat (fajllat), porositë, grafikën, shërbimet e printerit, modemët, dhe resurset tjera harduerike. Rrjetëzimi është zhvilluar nga nevoja që më shumë shfrytëzues njëkohësisht të shfrytëzojnë të dhënat si nga kompjuteri i tij ashtu edhe nga kompjuterët tjerë në rrjetë. Kompjuterët si të pavarur janë mjet i shkëlqyer për përpunimin e të dhënave, tabelave, grafikeve dhe llojeve tjera të informacioneve, por nuk mundësojnë që dokumentet lehtë të ndahen që është edhe arsyeja kryesore e zhvillimit të rrjetave. Resurset e përbashkëta kompjuterët mund ti përdorin sipas parimit të shfrytëzuesit  (user-level), apo sipas parimit të pajisjes së përbashkët (share-level). Në rastin e parë, resursit të përbashkët i ndahet lista e shfrytëzuesve  me fjalëkalime me aplikimin e së cilës vetëm ata mund të kenë qasje. Në rastin e dytë resursi deklarohet si i përbashkët, andaj edhe mund të kenë qasje të gjithë shfrytëzuesit me apo pa fjalëkalim. Vërtet që në rastin e dytë siguria e rrjetës në aspektin e shfrytëzimit ilegal është e vogël, por vendimi për këtë varet nga pronari, pra nga shfrytëzuesi i kompjuterit.

Përmasat dhe format e rrjetave janë të ndryshme nga rasti në rast, por në këtë punim do të sqarohet mënyra e funksionimit, si dhe elementet e nevojshme për funksionimin e topologjisë përkatëse.

Elementet themelore të rrjetave kompjuterike

Për çdo rrjetë kompjuterike është e nevojshme:

  • Së paku dy kompjuterë. 
  • Çdo kompjuter duhet të ketë kartelë të rrjetës. Kjo është kartelë elektronike e cila instalohet në kompjuter dhe shërben që të dhënat nga kompjuteri i cili duhet ti dërgoj më tej në rrjetë, ti përshtatë nga forma shumëbitëshe siç është në përmbledhëset (magjistralet) e kompjuterit në formën serike të përshtatshëm për transmetim nëpër kabllon komunikues. Kjo kartelë shpesh quhet edhe NIC (Network Interface Card), apo adapter i rrjetit.
  • Kabllo, si ndërmjetësues në komunikim. Në të vërtet paraqet lidhje fizike ndërmjet dy kompjuterëve që vendoset me kabllo, skajet e të cilit lidhen në kartelat e rrjetit. Sigurisht që kompjuterët mund të komunikojnë edhe pa tela që është temë në vete, kohët e fundit shumë aktuale, sidomos për të ndërlidhur shfrytëzuesin e Internetit në ndonjë prej provajderëve për të pasur më lehtë qasje në Internet.
  • Pajisjet pasive dhe aktive të rrjetës, që do të bëhet fjalë më vonë.
  • Sisteme operative të caktuara, siç janë Microsoft Windows, Novell NetWare, Appleshare ose Artisoft LANtastic, dhe gjithë ato sisteme që e përkrahin punën me rrjeta.

Kompjuterët (serverët dhe klientët)

Sigurisht se pa kompjuterë nuk do të ketë as rrjetë kompjuterike. Së paku mund të jenë dy, ndërsa kufiri i epërm varet nga lloji i rrjetit. Kryesore është se duhet të jenë të lidhur njëri me tjetrin, pa marrë parasysh se në atë rrjetë a janë gjithë kompjuterët të njejtë, apo me karakteristika të ndryshme. Mund të jenë kompjuterë të klasit 386, 486, PENTIUM I, II, III, dhe IV, po ashtu edhe server shumë të fuqishëm apo kompjuterë "mainframe" që i takojmë zakonisht në kompani të mëdha dhe në institucione shtetërore. Shpesh, me zmadhimin e rrjetit, përkatësisht me shtimin e numrit të madh të kompjuterëve në rrjetë, njëri prej tyre mund të paraqitet si server – kompjuter qëndror në të cilin janë të deponuar datotekat ose programet aplikative të cilët i shfrytëzon rrjeta. Serverët zakonisht kanë procesor të shpejtë (shpesh janë edhe multiprocesorik), disqe me kapacitet të lartë (zakonishtë disa disqe) si dhe memorie me kapacitet më të madhë. Me caktimin e njërit kompjuter si server mundësohet kursim i madh sepse në atë rast kompjuterët tjerë (që i quajmë klientë) nuk duhet poseduar komponente të brendshme të shtrenjta. Gjithashtu që tek serveri mund të kyçet edhe ndonjë printer i fuqishëm të cilin mund ta përdorin edhe klientët për t’ju shmangur blerjes së printerit apo ndonjë periferie tjetër për çdo kompjuter veçmas.

Nuk është obligim që rrjeta në përbërje të saj të ketë server të definuar. Vetëm disa kompjuterë të rrjetëzuar në mes vete mund të krijojnë rrjetin "peer to peer". Shfrytëzuesit edhe atë çdo njëri me çdo tjetrin mund të këmbejnë datotekat dhe e-mailat, mund të kopjojnë datotekat në kompjuterët tjerë brenda rrjetit, si dhe të shfrytëzojnë printerët dhe modemët të lidhur në njërin prej kompjuterëve në rrjetë.

Kabllot dhe konektorët

Ekzistojnë disa lloje të kabllove më të cilët lidhen kompjuterët:

  • Kabllot e trashë koaksial ("thicknet")sot nuk përdoren për instalim të rrjetave kompjuterike. Mirpo, duhet cekur që për shkak  trashësisë së përçuesit të bakrit të kësaj kabllo e me këtë edhe për shkak të dobësimit të vogël të sinjalit, transmetimi i sinjalit nëpër këtë kabllo do të ishte deri në 500 metra pa pasur nevoj për përforcim shtesë. Për këtë arsyje mjaft është përdorur në ndërtesa të mëdha dhe nëpër komplekse të uzinave.
  •  Kabllot e hollë koaksial ("thinnet")janë më të
    lakueshëm dhe më të përshtatshëm për tu instaluar. Me gjithë këtë kanë edhe çmim të volitshëm, pothuajse plotësisht e kanë nxjerr nga përdorimi kabllon e trashë koaksial. Por, diapazoni i tyre pa përforcime shtesë është më i vogël dhë zyrtarisht përmban 185 metra. Në figurën 1 shihet se në qendër të këtij kabllo gjendet përçuesi qëndror. Përreth tij është izolatori, pastaj përçuesi i jashtëm në formë të mbështjellësit. Kabllo përreth është i mbrojtur me mbështjellës nga polinivili. Në praktikë ky kabëll është i njohur me emrin RG58.
  • Kabllot me çiftore UTP ("unshielded") – janë ata kabllo
    që përbëhen nga fijet e përdredhura të bakrit për ti u shmangur interferimeve (pengesave) nga çiftoret fqinje ose nga pajiset siç janë motorët, relet dhe të ngjashëm. Këto kabllo janë të izoluar me mbështjellës nga polinivili, por jo edhe me mbështjellës metalik. Mund të jenë të kategorisë 1 të cilët transmetojnë vetëm zë, kategorisë 2 me shpëjtësi të transmetimit të të dhënave deri në 4Mb/s, kategorisë 3 me shpejtësi të transmetimit deri në 10 Mb/s, kategorisë 4 me shpejtësi të transmetimit deri në 16 Mb/s dhe kategorisë 5 që sot më së shumti aplikohet dhe përkrah shpejtësinë e transmetimit deri në 100 Mb/s. Gjatësia maksimale e një segmenti të këtij kablli në të cilin kompjuterët mund të lidhen pa përforcim shtesë është 100 metra. Në figurën 2 është paraqitur kabllo UTP me 4 çiftore, pra me 8 tela.
  • Kabllot me çiftore STP ("shielded") – janë kabllo me çiftore të përdredhura sikur kabllot UTP, por çdo çiftore mbështjellet me mbrojtës, e më pas nga jashtë edhe me mbështjellës nga bakri, andaj edhe janë dukshëm më rezistent ndaj interferencave se sa kabllot UTP.
  • Kabllot me çiftore FTP ("foilded") – janë kabllo shumë të ngjashëm me STP-të, por kanë një mbështjellës në formë të folisë e jo edhe mbrojtje perreth çdo çiftoreje.
  • Kabllot optik ("fiber") – transmetojnë të dhënat në formë të pulseve të dritës. Janë shumë të besueshëm dhe mundësojnë transmetim më të shpejtë se kabllot tjerë. Shpejtësitë e transmetimit shkojnë deri në 1 Gb/s. Fibrat optike transmetojnë të dhënat vetëm në një kahje, prandaj këto kabllo përmbajnë në vete nga dy fibra optike. Kështu për shembull kabllo 50/125 ka rreze të bërthamës 50 µm ndërsa rreze të përçuesit të jashtëm prej 125 µm.

Varësisht nga kabllo që përdoret, aplikohen për ta edhe konektor përgjegjës – bashkuese për lidhje në kartelën e rrjetës ose në kabllo tjetër.

Konektorët "BNC" përdoren te kallot koaksial, ndërsa mund të jenë në formë të shkronjës "T" kur të vendosen në kartelën e rrjetit ashtu që përmes saj mund të lidhen kabllot për kompjuterët fqinjë, apo konektor mashkull "BNC" i njëfishtë i cili vendoset në kabëll për ta lidhur në daljen femër, apo terminatorë "BNC" të cilët lidhen në dy kompjuterët e skajshëm të rrjetit për ta mbyllur sinjalin, ose konektor "BNC" vazhdues për lidhjen e 2 kabllove të shkurta.
                             

Konektorët e kabllove UTP i hasim me emërtimin RJ-45, kanë vend për 8 linja, ndërsa në praktikë në kabllot UTP lidhen me ndihmën e danave speciale. Nuk duhet të ngatërrohen me konektorët e thjeshtë telefonik të cilët janë fizikisht më të vegjël dhe të njohur me emrin RJ-11.

Konektorët që përdoren për fibra optike dallohen në mes vete prej njërit prodhues në tjetrin, më vështirë instalohen dhe janë më të shtrenjtë. Ekzistojnë dy tipa themelorë, konektorët ST për rrjetat 10-megabitë dhe konektorët SC për rrjetat 100-megabitë, ndonëse shumë prej prodhuesve tentojnë të imponojnë standardet e tyre.

Kartela e rrjetit - Network Interface Card (NIC)

 

Kartelat apo adapterët e rrjetit instalohen brenda në shtëpizë të kompjuterit. Kartelat e vjetra përmbajnë në vete konektor ISA andaj kësi lloj slloti duhet të jetë edhe në kompjuter në të cilin instalohet kartela. Kartelat e reja kanë sllot PCI. Te kompjuterët notebook, kartela e rrjetit (PCMCIA) është e vendosur në sllot të veçantë. Kur të zgjidhet kartela e rrjetit duhet paraprakisht të planifikohet, sepse kartelat e rrjetit Ethernet përkrahin konekcione me shpejtësi deri në 10 Mbps, deri sa kartelat e rrjetit Fast Ethernet që janë diç më shtrenjtë, përkrahin shpejtësi të transmetimit deri në 100 Mbps. 
  

Më pas duhet siguruar që kartelat e rrjetit të përkrahin llojin e kabllos që e përdorim. Për kabllo koaksial, kartela duhet në vete të përmbaj konektor BNC (për rrjetin Ethernet 10Base2), ndërsa për kabllo UTP kartela duhet të përmbajë konektor UTP (për rrjetin Ethernet 10BaseT) ose të dy konektorët, ku gjerësisht njihet me emrin kartela COMBO. Në figurën 5 është paraqitur kartela e rrjetit me konektor UTP.

 
 

Regjeneratorët (repeaters)

Sinjali në rrugën e tij nëpër kabllo pëson ndryshime, përkatësisht dobësohet. Nëse kabllo është mjaftë i gjatë, sinjali për shkak të dobësimit bëhet i panjohur, andaj edhe transmetimi është i pasuksesshëm. Regjeneratori vendoset në vendin deri ku sinjali vie në gjendje normale, por duhet të rigjenerohet ashtu që të mund ta vazhdoj rrugëtimin e tij më tej në segmentet tjerë të rrjetit. Me qenë se rigjeneratori pranon sinjalin nga njëri segment e rigjeneron dhe më pas ia dërgon segmentit tjetër, nevojitet që paketat dhe protokollet LLC (Logical Link Control) të jenë të njëjtë në çdo segment.

Është me rëndësi të përmendet se regjeneratorët nuk munden asgjë të shndërrojnë dhe të filtrojnë. Për të punuar regjeneratori, të dy segmentet që i lidh duhen të kenë qasje të njëjtë në medium. Dy metoda të zakonshme janë CSMA/CD dhe dorëzimi i tokenit. Kjo nënkupton që paketat Ethernet nuk mund të shndërrohen në paketa Token Ring me përdorimin e rigjeneratorit. Por regjeneratorët mund ti transferojnë paketat nga njëri medium fizik në tjetrin, p.sh. transferimi i paketës Ethernet nga segmenti me kabllo koaksial të hollë në segmentin me kabllo optik, natyrisht nëse rigjeneratori e ka mundësinë ta realizoj këtë komunikim fizik.

Regjeneratorët mund të klasifikohen si zgjidhje të thjeshta të komponentëve të rrjetave për zgjerim. Ata mund të dërgojnë çdo bitë të të dhënave edhe atëherë kur ekzistojnë paketa të dëmtuara apo paketat të cilat rastësisht kanë hyrë në atë rrjetë. Të metë kanë se problemi në njërin segment mund të rrezikoj segmentet tjera.

Për rigjenerimin e sinjalit në magjistrale përdoren regjeneratorët me rregullin e ashtuquajtur 5-4-3. Kjo nënkupton se në rrjetin prej pesë segmenteve mund të vendosen katër regjeneratorë, mirëpo kompjuterët mund të gjenden vetëm në tre segmente (figura 6). Ato dy segmente të zbrazëta në të vërtetë vetëm e vazhdojnë rrjetin, prandaj ajo në vend të 185 metrave për këtë shembull me pesë segmente do të ishte pesë herë më e gjatë, pra 925 metra.

Regjeneratorët gjithashtu transmetojnë edhe rrufenë emetuese e cila shkaktohet kur në rrjetë ka aq shumë porosi të dërguara ashtu që numri i tyre i përafrohet fuqisë lëshuese, që dukshëm mund ta ngadalësoj punën e rrjetit. Andaj regjeneratorët nuk duhet përdorur nëse komunikacioni në rrjetë është i dendur dhe nëse në segmente përdoren metoda të ndryshme të qasjes së mediumit.
 

Habët (Hubs)

Habët janë pajisje të thjeshta të cilat lidhin një grup të shfrytëzuesve. Habët përcjellin të gjitha paketat (duke përfshirë edhe e-mail-ët, dokumentat tekstuale, grafikën, kërkesat për printim, etj., që vinë tek ai. Më së shpeshti përdoren në topologjinë ylli dhe janë tipari kryesor.
Paketat i pranojnë në një port nga njëra anë, ndërsa mund të kenë 4, 8, 12, 16 apo 24 porta. Të gjithë shfrytëzuesit të lidhur përmes një apo më shumë habëve ndajnë mundësinë e habit përkatësisht janë të kufizuar në punë me kapacitetin e treansmetimit të të dhënave që habi mund të përballoj. Shumë shfrytëzues në një hab e ngadalsojnë punën e tërësishme të rrjetit.

Kur të dërgohet, e dhëna ju dërgohet një kompjuteri, ndërsa habi ja përcjell të gjithë kompjuterëve në rrjetë. Të dhënën e pranon vetëm një kompjuter në bazë të adresës destinuese të të dhënave.

Habët mund të jenë aktiv, pasiv apo hibrid.

Habët aktiv rigjenerojnë dhe përsëri dërgojnë sinjalet siç e bëjnë regjeneratorët. Me qenë se kanë më shumë lidhje quhen edhe regjeneratorë të shumëfishtë, ndërsa për punë është e nevojshme të lidhet në rrjetin e energjisë elektrike.

Habët pasiv janë për shembull kutitë shpërndarëse për instalim apo blloqe lidhëse. Ata as nuk rigjenerojnë e as nuk amplifikojnë sinjalet. Sinjali vetëm kalon nëpër kutinë shpërndarëse dhe për këto habë nuk nevojitet furnizimi në rrjetin elektrik.

Habët hibrid janë ata habë që mund të pranojnë  disa lloje të kabllove.

Suiçët (switches)

Suiçët janë më të "mençur" se habët dhe i ofrojnë më shumë mundësi shfrytëzuesve dhe grupeve të shfrytëzuesve. Suiçi përcjell paketat e të dhënave vetëm në portin përkatës për marrësin përgjegjës, që është bazuar në informacionet të cilat gjenden në kokën (header) e paketës. Që të parandaloj transmetimin nga portet tjera, suiçi vendos konekcion të përkohëshëm ndërmjet burimit dhe destinacionit andaj konekcioni përfundon  atëherë kur të kryhet transmetimi.

Gjithashtu mund të përdoren në topologjinë ylli, por më rrallë sepse janë më të shtenjtë se habi i cili është mjaft i mirë për këtë topologji.

 

Kur shfrytëzuesi i dërgon të dhëna shfrytëzuesit tjetër, të dhënat që arrin te suiçi drejtpërdrejt i përcillet kompjuterit destinues.

Përparësia themelore e suiçëve ndaj habëve është se mundësojnë që më shumë shfrytëzues mund të komunikojnë njëkohësisht.

Habët dhe suiçët munden së bashku të përdoren në ndonjë rrjetë.

 

 

përmbajtja

Urat (Bridges)

Ura shumë i ngjanë regjeneratorit sepse bashkon segmente dhe grupe punuese, por përparësitë e urës janë në atë se mund të ndajë rrjetin për të izoluar komunikacionin apo të ndajë problemin. Kështu, nëse një apo më shumë kompjuterë e mbingarkojnë rrjetin me të dhëna, ura mund të izoloj atë apo ata kompjuterë. Mund të përdoren për rritjen e gjatësisë së segmentit dhe trajtimin e numrit të rritur të kompjuterëve.

Urat nuk bëjnë dallim ndërmjet protokolleve por i dorëzojnë në rrjetë paketat e të dhënave. Me qenë se të gjitha paketat kalojnë nëpër urë, në kompjuterë mbetet të definohet cilat protokolle mund të identifikohen.

Puna e urës bazohet në faktin që çdo nyje përkatësisht çdo adapter i rrjetit ka adresën e vet dhe ura i përcjell të dhënat në bazë të asaj adrese. Për këtë arsye mund të themi se urat janë inteligjente sepse mund ta mësojnë ku ti përcjellin të dhënat.

Ura gjithashtu ka tabelën e vet për orientim e cila në fillim është e zbraztë, por meqë nyjet dorëzojnë paketa, adresa burimore kopjohet në tabelë dhe në bazë të adresës ura e din se në cilin segment janë kompjuterët e kërkuar.

Urat, tabelat e orientimit i krijojnë në bazë të adresave të kompjuterëve. Në momentin kur ura pranon paketën, adresa e dërguesit e cila gjendet në kokën e saj, e krahason me tabelën e orientimit. Nëse adresa nuk gjindet në tabelë, atëherë shtohet, e më pas adresa e cakut krahasohet me bazën e të dhënave në tabelë.

  • Nëse adresa e cakut gjendet në tabelë dhe nëse është në të njëjtin segment në të cilin është  adresa e burimit, paketa refuzohet.
  • Nëse adresa e cakut është në tabelë dhe nuk gjendet në segmentin e njëjtë me adresën burimore, ura atëherë e përcjell paketën nga lidhja përkatëse e rrjetit në adresën e cakut.
  • Nëse adresa e cakut nuk gjendet në tabelë, ura e përcjell paketin në të gjitha segmentet me përjashtim të segmentit nga i cili e ka marrë paketin.

Nga e gjithë kjo përfundojmë që ura, në rastin e njohjes së adresës së cakut, e përcjell paketin saktësisht në kompjuterin e caktuar, e nëse nuk e njeh adresën e cakut, paketin ja dorëzon gjitha segmenteve.

Urat janë shumë të dobishme edhe për zgjerimin e rrjetit ashtu që në rrjetat e mëdha shpesh përdoren për ti lidhur segmentet e largëta me linjat telefonike. Për lidhjen e dy segmenteve mjafton vetëm një urë. Mund të arrin edhe bashkimin e dy rrjetave lokale në një rrjetë me ndihmën e dy urave të cilat janë të lidhura me modem sinkron të linjës telefonike.

Ruterët (Routers)

Në mjedise që përbëhen nga segmente të rrjetit me protokolle të ndryshme, habët, urat apo suiçët nuk mund të sigurojnë komunikim të shpejtë, andaj në këto rrjeta përdoren pajisjet që i njohin adresat e të gjitha segmenteve dhe gjejnë rrugën më të volitshme për bartjen e të dhënave. Këto pajisje quhen ruterë.

Ruterët mund ti komutojnë dhe orientojnë paketat përmes disa rrjetave, e këtë e bëjnë me këmbimin e informatave rreth protokolleve ndërmjet rrjetave të ndara. Ruterët kanë funksion të urave siç janë filtrimi dhe izolimi i komunikacionit si dhe lidhja e segmenteve të rrjetit.

Ruterët zakonisht përdoren në rrjetat më komplekese sepse ofrojnë menaxhim më besnik të rrjedhës së të dhënave rreth orientimit, me këtë anashkalohen lidhjet e ngadalshme dhe lidhjet që nuk punojnë si duhet.

Puna e ruterit bazohet në "tabelat e ruterëve" që përmbajnë adresat e rrjetit të cilat përbëjnë adresën e cakut të të dhënave hyrëse. Tabela përmban:

  •  të gjitha adresat e njohura të rrjetit
  • mënyrën e lidhjes së adresave të rrjetit
  • rrugën e mundshme në mes ruterëve
  • efikasitetin e çdo rruge të matur me numrin e ruterëve që takohen gjatë rrugës
Në figurën 12 është paraqitur rrjeta me shtatë segmente. Për lidhjen e tyre përdoren pesë ruterë. Çdo ruterë zgjedh rrugën më të mirë të mundshme deri te cili do segment duke shfrytëzuar tabelën e ruterëve. Gjatë kësaj merrët parasysh shpejtësia e transmetitmit, brezi lëshues si dhe çmimi i vlerës së linjës. Të gjithë këto faktor përcaktojnë të ashtuquajturën “metrikë”. Në tabelën e mëposhtme tregohet si sa është metrika për ruterin 1 nga shembulli paraprak.

Kur ruterët i pranojnë paketat që ju dedikohen ndonjë rrjete të largët, ja dërgojnë ruterëve që menaxhon rrjetën e cakut. Ruterët shumë i ngjajnë urave, por puna e tyre është më e ngadalshme, sepse kryejnë funksione të ndërlikuara në çdo paketë.

Ruterët kanë aftësi të filtrimit, ashtu që të dhënave të dëmtuara dhe të humbura nuk do të ju lejohet kalimi në rrjetë sepse lexojnë vetëm të dhënat e adresave. Me këtë zvogëlohet edhe ngarkesa e rrjetit.

Siç u cekë më parë, ruteri mund të „ndëgjoj“ rrjetin dhe të njohë se cilat segmente janë më të zënë, në bazë të kësaj ai gjenë rrugën alternative për të dërguar të dhënat.

Ekzistojnë protokolle të cilët mund të punojnë me rutera dhe ata të cilët nuk munden. Ata të cilët munden janë DECnet, IP, IPX, OSI, XNS, DDP (AppleTalk), ndërsa ata të cilët nuk munden janë LAT dhe NetBEUI.

Ekzistojnë dy lloje ruterësh:

  • Ruterët statik, te të cilët administratori manualisht duhet ta rregulloj dhe konfiguroj tabelën e ruterëve për orientim ashtu që të jepë çdo rrugëtim që është mjaftë komplekse.
  • Ruterët dinamik, të cilët në mënyrë automatike zbulojnë rrugëtimet dhe shqyrtojnë të dhënat nga ruterët tjerë. Ata njëherësh për çdo paketë individualisht vendosin se si do të dërgohet nëpër rrjetë.

Shembull:

Për të kuptuar më lehtë punën e ruterëve, paramendojmë një rrjet hotelesh. Kur musafiri nga hoteli "A" e thërret musafirin në hotelin "B", operatori i hotelit "A" e dinë rrugën më të mirë për të lidhur thirrjen, për shembull përmes centralit të qytetit. Nëse thirrja nuk ka sukses, operatori në mënyrë automatike kërkon rrugën më të mirë të mundshme, p.sh. përmes centralit të ndonjë hoteli tjetër në qytet.

Bruterët (Brouters)

Për bruterët mund të themi se janë kombinim i performansave më të mira të urave dhe ruterëve. Bruteri për disa protokolle sillet si ruter, e për disa tjerë si urë. Bruterët mund të orientojnë protokollet e zgjedhur që përkrahin ruterët dhe ti urëzojnë protokollet që nuk i përkrahin ruterët.

Gjitha pajisjet e cekura më parë na japin vetëm një imazh fillestar për një pjesë të harduerit që e takojmë gjatë punës me rrjeta kompjuterike. Ekzistojnë edhe një varg tjetër i elementeve që përdoren.

Ndarja e rrjetave

Një nga ndarjet karakteristike të rrjetave është LAN, WAN dhe rrjetat globale.

LAN ( Local Area Network) janë rrjeta të vogla në të cilat përfshihen rrjetat shtëpiake prej dy kompjuterëve të lidhur, ashtu edhe ato rrjeta në ndonjë zyrë apo ndërmarrje të cilat mund të mbulojnë edhe disa dhjetra kompjuterë me pajisjet mbështetëse.

Komponentët për rrjeta lokale (LAN):

  • kompjuterët (klientët) me kartelat e instaluara të rrjetit
  • serveri
  • habi
  • kabllot për lidhje
  • sistemet operative që e përkrahin punën e rrjetit
  • modemi dial-up për kyçje në Internet

Duhet cekur se gjithmonë të gjitha pajisjet e lartpërmendura nuk janë të nevojshme. Për rrjetën magjistrale nuk nevojitet habi, ndërsa për rrjetën "peer to peer" nuk duhet definuar serverin.

Për lidhje të zyrave me departamentet nevojiten:

  • kompjuterët (klientët) me kartelat e instaluara të rrjetit
  • serverët
  • habët
  • suiçët
  • kabllot për lidhje
  • sistemet operative që e përkrahin punën e rrjetit
  • ruteri

Për lidhje të lokacioneve të largëta (WAN):

  • kompjuterët (klientët) me kartelat e instaluara të rrjetit
  • serverët
  • habët
  • suiçët
  • ruterë në çdo lokacion për rrjetë WAN
  • kabllot për lidhje
  • shërbimet e WAN-it
  • radio kartelat dhe antenat për lidhje në Internet
  • sistemet operative që e përkrahin punën e rrjetit

Rrjetat globale janë rrjeta të veçanta të cilat përfshinë mijëra e miliona kompjuterë, e për ne më e njohura gjithsesi ajo të cilën e quajmë "rrjeta e të gjitha rrjetave" apo në mënyrë të popullarizuar "rrjeta internet". Puna dhe mundësitë e internetit gjithsesi kërkojnë vëmendje të veçantë. Numër i pakufizuar i kompjuterëve, qasje 24-orëshe, komunikim i shpejtë me çdo destinacion në rrjetë, këmbim i të dhënave, gjitha këto janë tema që kërkojnë shqyrtim të pafundmë. Shumë më lehtë të gjitha këto do ti kuptojmë nëse paraprakisht analizojmë rrjetat që sipas klasit janë më të ultë siç është Interneti, e bëjnë pjesë në grupin e rrjetave LAN dhe WAN.

Ndarja e rrjetave sipas hierarkisë

Sipas sistemit të hierarkisë rrjetat ndahen në:
  • peer to peer (i njejti me të njejtin) apo rrjeta të prioritetit të njejtë
  • server based networks (rrjetat e serverit) apo rrjetat me të dhënat e centralizuara në server që i shfrytëzojnë klinetët tjerë në rrjetë
Dallimi ndërmjet këtyre dy llojeve është shumë i rëndësishëm sepse secili lloj ka mundësi të ndryshme. Se cilin lloj të rrjetës do ta aplikojmë varet prej disa faktorëve:
  • madhësia e rrjetit
  • nivel i nevojshëm i sigurisë
  • lloji i punës
  • niveli i disponueshëm i përkrahjes administrative
  • dendësia e komunikacionit në rrjetë
  • nevojat e shfrytëzuesit
  • buxheti i disponueshëm

Peer to peer – rrjetat e kompjuterëve me prioritet të njejtë

Te ky lloj i rrjetave nuk ekziston server i definuar e as hierarki në mes kompjuterëve. Të gjithë kompjuterët janë të barabartë, zakonisht çdo kompjuterë funksionon si klient edhe si server, dhe nuk ekziston administrator i emëruar për tërë rrjetën. Shfrytëzuesi i çdo kompjuteri vendos cilat të dhëna nga kompjuteri i tij mund të ndahen në rrjetë.

Rrjetat e këti lloji shpesh quhen edhe grupe punuese që nënkuptojnë grup të vogël të shfrytëzuesve, kryesisht më pak se 10 kompjuterë. Rrjetat e shfrytëzuesve me prioritet të njejtë janë relativishtë të thjeshta, sepse çdo kompjuter sillet edhe si server edhe si klient, ashtu që nuk ka nevojë për ndonjë server të fuqishëm. Në figurën 13 është dhënë skema funksionale e kësaj rrjete në të cilën shihet se si kompjuterët komunikojnë njëri me tjetrin në mënyrë të barabartë pa marrë parasysh në realizimin teknik të rrjetit.

 

Në rrjetat e kompjuterëve me prioritet të njejtë, softueri i rrjetit nuk duhet të ketë nivel të njejtë të performansave. Te sistemet operative siç janë Microsoft Windows NT Workstation, Microsoft Windows for Workgroups dhe Microsoft Windows 95, rrjetëzimi në rrjetat e prioritetit të njejtë vetëm se ka të ndërtuar në sistemin operativ ashtu që nuk nevojitet asnjë softuer shtesë.

Rrjetat e kompjuterëve me prioritet të njejtë janë të përshtatshme në mjedise në të cilët:

  • ka më pak se 10 shfrytëzues,
  • shfrytëzuesit gjendet në të njejtin ambient,
  • siguria nuk është shumë domethënëse,
  • organizimi dhe rrjeta do të kenë rritje të kufizuar në një të ardhme të afërt, përkatësisht rrjeta nuk do të zgjerohet.

Te këto lloj rrjeta nuk ekziston administrator i sistemit detyra e të cilit është shërbimi në rrjetë. Çdo shfrytëzues vet e shërben kompjuterin e tij. Të gjithë shfrytëzuesit mund ti ndajnë resurset e tyre ashtu si ata dëshirojnë. Në resurse bëjnë pjesë disqet, printerët, etj. Por detyra e çdo kompjuteri brenda rrjetës është:

  • përdorimi i një përqindje të rëndësishme të resurseve të tij për të përkrahur shfrytëzuesin lokal dhe
  • përdorimi i resurseve shtesë për të përkrahur çdo shfrytëzues në largësi që i qaset resurseve të tij.

Siguria e shfrytëzimit të rrjetit bazohet në definimin e kodit për ndonjë resurs, p.sh. direktoriumi i cili ndahet në rrjetë. Pasi të gjithë shfrytëzuesit e rrjetit vet i definojnë masat e sigurisë dhe ndarja zhvillohet në të gjithë kompjuterët, kontrolli i centralizuar vështirë realizohet sepse të gjithë shfrytëzuesit nuk ndërmarrin masa të caktuara të mbrojtjes.

përmbajtja 

Server based networks – rrjetat me server

Në mjedisin në të cilin ekzistojnë më shumë se 10 shfrytëzues, rrjeta e prioritetit të njëjtë nuk është zgjidhje më e mirë. Prandaj në shumicën e rrjetave ekzistojnë serverë të dedikuar. Serveri i dedikuar është server i cili ka vetëm atë rol dhe nuk përdoret si klient apo stacion punues. 
Për serverët themi se janë të dedikuar sepse janë të paraparë për shërbim të shpejtë kërkesave të klientëve dhe i ofrojnë siguri datotekave dhe direktoriumeve. Ata gjithashtu shpesh janë të mbyllur fizikishtë në ndonjë hapësirë të veçantë,  andaj edhe administratori përgjegjës i rrjetës rrallë qaset, sepse shumicën e punëve mund ta kryej nga ndonjë nyje. Nëse serveri është joaplikativ, atëherë shpeshë me zgjerimin e rrjetit edhe komunikacioni në rrjetë bëhet më i dendur, paraqitet nevoja për numër më të madh të serverëve, e ndarja e punëve në disa serverë mundëson që të gjitha punët të kryhen në mënyrë më efikase. 

Serverët janë të obliguar të kryejnë punë të ndryshme komplekse, andaj serverët në rrjeta të mëdha duhet të specializohen, për ti përmbushur nevojat e shfrytëzuesve. Për shembull, në rrjetin me server  Windows NT, përdoren lloje të ndryshme të serverëve:

  • serveri për datoteka dhe printim dirigjon qasjen e shfrytëzuesve dhe shfrytëzimin e datotekave dhe printerit si resurs. Dokumneti që ruhet në server për datoteka dhe printim lexohet nga memoria e kompjuterit. Përfundojmë që këto serverë përdoren për ruajtjen e datotekave të të dhënave.
  • serveri për aplikacione ruan sasi shumë të mëdha të të dhënave, të cilët janë ashtu të përgatitura që munden lehtë të mirren. Në këtë është dallimi me serverët për datoteka dhe printim. Në rastin e parë të dhënat lexohen nga kompjuteri që i kërkon, deri sa te serveri për aplikacione baza e të dhënave mbetet në server, e në kompjuterin që këkron të dhëna lexohen vetëm rezultatet e kërkesës.
  • serveri për postë menaxhon postat elektronike që i këmbejnë shfrytëzuesit e rrjetës në mes vete.
  • faks serveri; menaxhon telefakset që arrin në rrjetë apo nga ajo dërgohen, ashtu ndanë një apo më shumë kartela të faks modemëve.
  • serveri komunikues; trajton rrjedhën e të dhënave në mes rrjetit në të cilin gjendet vet serveri dhe rrjetave tjera.

Është me rëndësi të thuhet që serveri i rrjetit dhe sistemi operativ funksionojnë si një tërësi. Pa marrë parasysh se sa serveri është i pajisur dhe i fuqishëm, është i kotë pa sistem operativ i cili mund të shfrytëzoj përparësinë e resurseve të tij fizike.

Serveri është i projektuar për të mundësuar qasje në datoteka dhe printerë, si dhe për të siguruar performansa të larta për sigurinë e shfrytëzuesit. Me ndarjen e të dhënave brenda rrjetit mund të dirigjohet dhe të kontrollohet nga qendra. Por një nga arsyet kryesore pse zgjidhet rrjeta me server është siguria, si dhe mundësia që rrjeta të ketë mijëra shfrytëzues, që do të ishte shumë vështirë të realizohet në rastin e rrjetave me prioritet të njejtë.

Sa i përket harduerit, përshtatet sipas nevojës së shfrytëzuesit. Kompjuteri – klienti më së paku duhet të ketë procesor 486 dhe 8 deri në 16MB memorie. Gjithçka më shumë dhe më shpejtë se kjo na ofron mundësinë për punë më të këndshme dhe më besnike.

Duhet cekur se në punë me rrjeta takohemi me terme, siç janë:

  • e drejta (rights), ku mendohet për të drejtën e qasjes në rrjetë
  • regjistrimi (log on), që nënkupton lidhja me rrjetën, zakonisht me leje
  • serveri i datotekave (file server), kompjuteri kryesor në rrjetë
  • stacioni punues (workstation), është kompjuter në rrjetë, shpesh e quajmë edhe klient, apo nyje
  • resursi i përbashkët (shared resource), është pjesë e sistemit që ju qasen më shumë shfrytëzues

Është me rëndësi të thuhet që pa marrë parasysh se cilën nga këto dy rrjeta i përdorim, me komponenta të besueshme dhe me softuer të mirë, rrjeta në çdo rast do të kryej funksionin e saj. Asnjëherë nuk duhet ngarkuar me kërkesa megalomane gjatë konfigurimit të rrjetit nëse puna kërkon diçka të thjeshtë si p.sh., shfrytëzimi i printerit të përbashkët.

përmbajtja

Topologjia e rrjetave

Nocioni i topologjisë së rrjetave i referohet rregullimit fizik të kompjuterëve, kabllove dhe komponentëve tjera në rrjetë. Topologjia është term klasik e cila nënkupton rregullimin themelor të rrjetit, e përveç termit topologji përdoren edhe:

  • rregullimi fizik,
  • projekti,
  • diagrami,
  • modeli.

Mundësitë e rrjetit të cilët i përdorim varen nga topologjia, e gjithashtu edhe nga:

  • llojet e pajisjeve të nevojshme për rrjetin,
  • mundësitë e pajisjeve,
  • zhvillimi i rrjetit,
  • mënyra e menaxhimit të rrjetit.

Topologjia e rrjetit nënkupton një varg të kushteve, prej saj varet p.sh. jo vetm lloji i kabllove që do të përdoret por edhe mënyra e shtrirjes nëpër dysheme, murë apo tavan.  Nga topologjia varet se si kompjuterët komunikojnë ndërmjet vete në rrjetë, topologji të ndryshme kërkojnë metoda të ndryshme të komunikimit, ndërsa metoda e komunikimit ka ndikim të madh në rrjetë. 

 

Topologjitë klasike

Të gjitha planet e rrjetave rrjedhin prej tri topologjive themelore

  • magjistrale,
  • ylli,
  • unazë.

Kur kompjuterët janë të lidhur në varg më një kabëll, topologjia e tillë quhet magjistrale. Kur kompjuterët lidhen me kabllo individual të cilët degëzohen nga një pajisje qëndrore, habi, kjo paraqet topologjinë ylli. Nëse kompjuterët janë të lidhur me kabllo që ka formë të lakut, kjo topologji quhet unazë. Megjithëse duken të thjeshta, në realitet shpesh kombinimet e veçorive të më shumë topologjive japin një topologji që është shumë komplekse.

Magjistralja

Magjistralja (bus) shpesh quhet edhe topologji linjore ose magjistrale lineare. Kjo është mënyrë më e thjeshtë dhe më e shpeshtë e rrjetëzimit të kompjuterëve. Përbëhet nga kabllo e cili quhet trung, shtyllë apo segment  (ang. trunk, backbone) e cila të gjithë kompjuterët i lidhë në mënyrë të drejtë linjore.

Kompjuterët në magjistrale komunikojnë ashtu që njëri tjetrit i dërgojnë të dhëna të cilët udhëtojnë nëpër kabllo në formë të sinjaleve elektrike. Për tu kuptuar ky proces duhet njoftuar me tri koncepte:

  •           dërgesa e sinjalit:  në rrjetë të dhënat, në formë të sinjave elektronike, ju dërgohen të gjithë kompjuterëve të rrjetëzuar, por informacionin e pranon vetëm ai kompjuter adresa e të cilit pëputhet me adresën e sinjalit të koduar. Në momentin e shqyrtuar vetëm një kompjuter mund të dërgoj porosi, ashtu që numri i kompjuterëve në magjistrale dukshëm ndikon në punën e rrjetit. Magjistralja është topologji pasive. Kompjuterët dëgjojnë vetëm të dhënat që janë dërguar në rrjetë dhe nuk janë përgjegjës për bartjen e të dhënave nga një kompjuter në tjetrin. Nëse ndonjë kompjuter është i çkyçur, kjo nuk do të ketë ndikim në funksionimin e rrjetit.
     
  •         reflektimi i sinjalit:  me qenë se të dhënat ju dërgohen tërë rrjetës, ato udhëtojnë nga njëri skaj i kabllos në skajin tjetër të tij. Prandaj nevojitet që sinjalin ta ndalojmë kur të arrin te caku ashtu që të mos vazhdoj rrugën e tij përgjat kabllos duke u reflektuar nga skajet dhe duke mos i lejuar kompjuterëve tjerë të dërgojnë të dhëna.
  •          terminatori:  është komponentë e cila vendoset në çdo skaj të kabllos për  të ndaluar sinjalin. Me absorbimin e sinjalit lirohet kablloja dhe u jepet mundësia kompjuterëve tjerë të dërgojnë të dhëna. Çdo skaj i kabllos së rrjetit duhet të jetë i kyçur në diçka, ndërsa çdo skaj i lirë duhet të ketë terminator për të parandaluar reflektimin e sinjalit.

Nëse kabllo fizikisht pritet apo nëse një skaj çkyçet, në kabllo shfaqet ndërprerja. Në këtë rast, me qenë se kabllot nuk kanë terminator, sinjali reflektohet dhe aktiviteti i rrjetit ndërpritet ose themi se „ka rënë“ rrjeta. Kompjuterët edhe më tej mund të punojnë si të pavarur por nuk mund të komunikojnë ndërmjet vete.

Ylli

Në topologjinë ylli, kompjuterët janë të lidhur me segmente të kabllove në komponentën qendrore e cila quhet hab. Sinjali bartet nga kompjuteri që e dërgon, përmes habit, deri te të gjithë kompjuterët tjerë në rrjetë. Kjo topologji është krijuar në kohën kur kompjuterët janë lidhur me kompjuterin qendror ("mainframe").

Pasi çdo kompjuter është i lidhur në pajisjen qendrore, kjo topologji kërkon mjaftë kabllo për tu instaluar një rrjetë më e madhe. Përveç kësaj nëse pajisja qendrore bie nga puna, atëherë e tërë rrjeta do të bjerë. Gjithashtu edhe ndërprerja e rrymës në prizë ku është i kyçur habi do të shkaktoj rënien e tërë rrjetit.

Nëse bie një kompjuter ose dëmtohet një kabllo që çon deri në hab, në topologjinë ylli vetëm ai kompjuter nuk do të mund të dërgoj dhe pranoj të dhëna deri sa pjesa tjetër e rrjetit do të vazhdoj funksionimin normal.

Habët mund të lidhen në mënyrë serike. Nëse p.sh. habi ka tetë porte, në te mund ti lidhim shtatë kompjuterë, ndërsa në portin e tetë mund ta lidhim habin tjetër me numër të njëjtë apo të ndryshëm të porteve në të cilin prapë lidhim kompjuterë.

përmbajtja

Unaza

 

Në topologjinë unazë kompjuterët në mënyrë rrethore lidhen me kabllo dhe nuk ka skaje me terminatorë. Sinjali udhëton në lak të mbyllur në një kahje dhe kalon nëpër çdo kompjuter. Për dallim nga magjistralja çdo kompjuterë sillet si regjenerator i cili e përforcon sinjalin dhe ja dërgon kompjuterit tjetër. 
Pasi sinjali kalon nëpër tërë rrjetin, rënia nga puna e njërit nga kompjuterët ndikon në rrjetën në tërësi. Për të ju shmangur rënies së rrjetit gjatë shkyçjes së kompjuterëve kjo topologji përdor habë që në brendi të tyre simulojnë unazën ashtu që me rele e mbyllin nëse ndonjë kompjuterë është i shkyçur nga unaza.

 Të dhënat në topologjinë unazë dorëzohen me ndihmën e "tokenit" (shenjës, simbolit...).  Kompjuteri dërgues modifikon tokenin, vendos adresën elektronike në të dhënat dhe i dërgon në mënyrë rrethore në unazë. Kompjuterët tjerë i dorëzojnë tokenin njëri tjetrit. Të dhënat kalojnë afër çdo kompjuteri deri sa nuk e gjejnë atë adresa e të cilit i përgjigjet asaj në të dhënat. Kompjuteri marrës ja kthen kompjuterit dhënës një porosi e cila vërteton se të dhënat janë pranuar. Pas vërtetimit në rrjetë lëshohet tokeni i ri. Është me rëndësi të ceket që tokenët udhëtojnë shumë shpejtë, p.sh. tokeni mund të kaloj nëpër unazë me diametër 200 metra rreth 10000 herë në sekondë.

përmbajtja

Kombinimi i topologjive themelore

Kombinimi i magjistrales dhe yllit

Këtë topologji e përbëjnë disa rrjeta me topologjinë ylli të lidhur në tërësi me trungujtë e magjistrales lineare.

 Nëse një kompjuter pëson avari kjo nuk do të ketë ndikim në funksionimin e më tej të rrjetit sepse kompjuterët tjerë mund të komunikojnë. Nëse habi dëmtohet, të gjithë kompjuterët e lidhur në atë ndalojnë së punuari. Nëse habi është i lidhur me hab tjetër, këto lidhje gjithashtu ndërpriten.

Në figurën 18 është dhënë shembulli ku tri habë janë të lidhur në mënyrë serike, pra në magjistrale, ndërsa në yll, në këto habë janë lidhur kompjuterët. 

Kombinimi i unazës dhe yllit

Ky kombinim duket i ngjashëm me kombinimin magjistrale-yll, sepse në të dy topologjitë ekzistojnë habë në të cilët në yll janë të lidhur kompjuterët. Dallimi është në atë se në kombinimin magjistrale-yll habët (shembulli i lartëpërmendur) janë të lidhur linearisht me kabllo në magjistrale, deri sa në topologjinë unazë-yll habët e lidhur në yll me habin kryesor i cili sipas brendësisë së tij është i ndryshëm nga ai i zakonshmi sepse simulon unazën.

Paketat

Roli i paketave në rrjetat komunikuese

Të dhënat kryesisht gjenden në datoteka mjaft të mëdha, që mund të çojnë deri te bllokimi në punën e rrjetës nëse kompjuterët nëpër kabllo dërgojnë sasi të mëdha të të dhënave në një rast. Ekzistojnë dy arsyje për të cilat dërgimi i sasive të mëdha të të dhënave ngadalson punën e rrjetit.  E para, sasitë e mëdha të të dhënave që dërgohen si tërësi e lidhin rrjetin dhe pamundësojnë interaktivitetin në kohë reale dhe komunikimin, sepse një kompjuter e përmbytë kabllon me të dhëna.

Arsyja e dytë është ekzistenca e gabimeve gjatë transmetimit. Andaj të dhënat ndahen në paketa ashtu që gabimi atëherë ndikon në pjesë më të vogla të të dhënave, dhe vetëm ajo pjesë e vogël duhet të dërgohet përsëri, që përmisimin nga gabimi e bënë më të lehtë.

Në mënyrë që më shumë shfrytëzues njëkohësisht të mund shpejt dhe lehtë ti dorëzojnë të dhënat përmes rrjetës, të dhënat duhet të ndahen në tërësi më të vogla ashtu që ato më lehtë të trajtohen. Këto tërësi quhen paketa.

Paketa është njësi themelore e rrjetave komunikuese. Kur të dhënat ndahen në paketa, transmetimi shpejtohet ashtu që çdo kompjuterë nga rrjeti ka më shumë raste të dorëzojë dhe pranoj të dhëna.

Kur paketat dërgohen në rrjetë paraqesin tërësi të veçanta dhe nuk kanë asgjë të përbashkët deri sa nuk arrinë deri te kompjuteri destinues. Në kompjuterin e marrësit paketat tubohen dhe përsëri bashkohen në rradhë të caktuar për të formuar të dhënën origjinale. Kur sistemi operativ i rrjetit i ndanë të dhënat në paketa, në çdo paketë futen informacione kontrolluese të cilat mundësojnë:

  • që të dhënat origjinale të ndara dërgohen si tërësi më të vogla,
  • që të dhënat përsëri bashkohen sipas rradhës së caktuar kur të arrin në destinacion,
  • të bëhet përsëri verifikimi i gabimeve në të dhënat kur të bashkohen.

Paketat mund të përmbajnë lloje të ndryshme të të dhënave siç janë informacionet, porositë, të dhënat për kontrollë të kompjuterëve dhe komandave, kërkesa për shërbime, etj.

 

Komponentët e paketave

Të gjitha paketat kanë komponenta të përbashkëta të caktuara, e në ato bëjnë pjesë:

  • adresa e destinacionit e cila tregon se cili kompjuter është marrës,  
  • adresa e burimit e cila tregon se cili kompjuter është dërguesi,
  • udhëzimet të cilat i tregojnë komponentëve të rrjetit se si ti dorëzojnë të dhënat
  • informacionet të cilat kompjuterit marrës i tregojnë se si ta bashkoj paketën me paketat tjera ashtu që përsëri ta përpiloj paketën totale origjinale të të dhënave,
  • të dhënat që dërgohen,
  • të dhënat e kontrollit të gabimeve për të siguruar që të dhënat të arrin të pandryshuara (CRC).

Komponentët janë të grupuara në tri pjesë: koka, të dhënat dhe të dhënat kontrolluese.

Koka

Koka përbëhet prej:

  •   sinjalit paralajmërues i cili tregon që paketa trannsmetohet,
  •   adresës së destinacionit (cakut),
  •   adresës së burimit,
  •   të dhënave që sinkronizojnë transmetimin.

Të dhënat

Kjo në të vërtët është pjesa kryesore e paketës komunikuese e cila dërgohet dhe madhësia e saj variron prej 512 bajtë (0,5K) deri në 4K.

Por meqenëse stringjet (vargjet) e të dhënave shpeshë janë më të mëdha se 4K, të dhënat atëherë duhet të ndahen në pjesë që janë mjaft të vogla që të akomodohen në paketë. Ashtu që për transmetim të një datoteke të madhe nevojitet numri i madh i paketave.

Të dhënat kontrolluese

Përmbajtja e të dhënave kontrolluese (trailers) varet prej metodës së komunikimit dhe protokollit. Të dhënat kontrolluese zakonisht përmbajnë komponentën për kontrollë të gabimeve e cila quhet kontrollë ciklike e redundancës (ang. cyclical redundancy check, CRC). CRC është numër që fitohet me llogaritje matematikore të paketës në kompjuterin e dërguesit. Kur paketa arrin, llogaritja bëhet përsëri. Nëse rezultati është identik, kjo nënkupton se të dhënat edhe pas transmetimit janë të pandryshueshme. Nëse rezultati i llogaritjes nuk është i njëjtë nënkupton që kemi gabim në transmetim. Në këtë rast, CRC sinjalizon kompjuterin dërgues që përsëri të dërgoj të dhënat.

Adresimi i paketave

Në përgjithësi për të arritur paketa në destinacion duhet ta ketë të saktë adresën, pra adresën e kompjuterit deri te cili duhet të arrijë. Pjesa e kompjuterit që i pranon të dhënat dhe praktikisht ju vendosë kokën është kartela e rrjetit. Koka përmban adresën e marrësit, adresën e dërguesit, si dhe të dhënat për korrigjim të gabimeve. Në marrje të të dhënave bëhet procesi i anasjelltë. Kartela analizon paketat që kanë arritur, nëse e njeh adresën e vet bënë kontrollimin e korrektësisë së tyre, pastaj me shfrytëzimin e interapteve sinjalizohet procesori që kanë arritur të dhënat për përpunim. Për të qenë më besnik marrja dhe dorëzimi i të dhënave kartela e rrjetit ka të ashtuquajturën memorie baferike. Mund të përfundojmë që çdo kartelë e rrjetit i sheh të gjitha paketat që dërgohen përmes segmentit të saj të kabllos, por aktivizohet vetëm nëse paketa bartë adresën që i përket asaj.

Mirëpo ekziston edhe mundësia që të përdoret adresa univerzale (broadcast type address). Paketat të cilat dërgohen me këtë adresë ju dedikohen të gjithë kompjuterëve në atë rrjetë.

Krijimi i paketave

Ekziston numër i madh i prodhuesve të harduerit dhe softuerit të rrjetit komunikues. Megjithëse këtu ka dallime, disa standarde me të cilat rrjetat funksionojnë janë të akorduara. Organizata ndërkombëtare për standardizime (ISO) ka ndërtuar një standard themelor për komunikim ndërmjet kompjuterëve (OSI – Open System Interconection). Ky standard përbëhet prej shtatë nivele me procedura të ndërlikuara të cilat shkojnë prej nivelit fizik deri në nivelin aplikativ. Procesi i krijimit të paketave fillon në nivelin e aplikacionit të modelit në të cilin gjenerohen të dhënat, ndërsa informacioni që do të dërgohet përmes rrjetit lëshohet nëpër shtatë nivelet:

1.   niveli  aplikacionit

2.   niveli  prezantimit

3.   niveli  sesionit

4.    niveli  transportit

5.   niveli  rrjetit

6.   niveli  komunikimit

7.   niveli fizik

 

Niveli aplikacionit

Niveli aplikacionit paraqet në të vërtet softuer me të cilin punojmë në kompjuter, si dhe mundëson qasje të aplikacionit në shërbimet e rrjetit. Për të shfrytëzuar ky nivel program duhet të posedoj komponentë të cilat kërkojnë resurse të rrjetit.

Llojet e programeve të cilat përdoren në nivelin e aplikacionit janë:

  •      posta elektronike
  •      këmbimi elektronik i të dhënave
  •      aplikacionet e konferencës
  •      World Wide Web

Niveli prezantimit

Ky nivel është përgjegjës për të gjitha llojet e bartjes së të dhënave. Nga formati që i dërgon niveli aplikacionit shndërrohen të dhënat në format të njohur dhe anasjelltas. Është përgjegjës gjithashtu për konvertim të protokolleve, shifrimit të të dhënave, kompresimin e tyre, etj.  

 

Niveli sesionit

Ky nivel mundëson komunikim ndërmjet aplikacioneve të cilat ekzekutohen në mes të kompjuterëve në rrjetë, dhe siguron që transmetimi të bëhet i sigurt. Ai kryhen funksione sigurie që të vërtetoj se a ju lejohet kompjuterëve të vënë lidhje komunikuese, të sinkronizojë dy detyra me vendosjen e të dhënave kontrolluese në rrjedhën e të dhënave, që në rast të rënies së rrjetit, e pas vendosjes përsëri të lidhjes, puna mund të vazhdohet e jo të përsëritet

 

Niveli transportit

Niveli transportit i ndanë dhe i bashkon të dhënat. Mundëson komunikim të fundmë ndërmjet kompjuterëve të cilët këmbejnë të dhëna. Kur të dhënat dërgohen, ndahen në segmente më të vogla të cilat numerizohen dhe dërgohen në destinacion. Kur kompjuteri destinues i pranon, e dërgon informacionin e këmbimit të suksesshëm. Nëse ndonjë segment nuk arrin në destinacion, dërgohet informacion – kërkesa për përsëritjen e dërgesës.

 

Niveli i rrjetit

Niveli i rrjetit përcakton mënyrën më të mirë për transmetim të të dhënave nga njëri kompjuter në tjetrin. Menaxhon adresimin e paketave dhe shndërrimin e adresave logjike (IP) në adresa fizike siç është MAC adresa.

Kjo shtresë njëkohësisht përcakton rrugën e të dhënave ndërmjet kompjuterëve. Në qoft se paketa e cila duhet arritur në ndonjë destinim sipas madhësisë nuk i përgjigjet topologjisë në të cilën zhvillohet transferi, niveli i rrjetit i ndanë të dhënat në paketa të cilat në destinacion përsëri bashkohen në një tërësi.  

 

Niveli i komunikimit

Niveli i komunikimit dërgon paketa të të dhënave nga niveli i rrjetit kah niveli fizik, por edhe anasjelltas, kur të pranoj bitë nga niveli fizik për ti shndërruar në paketa. Ky nivel është i ndarë në dy nënnivele – kontroll të komunikimit logjik dhe kontroll për qasje në medium. Nënniveli LLC siguron kontrollë të gabimeve dhe komunikon në mënyrë primare me shtresën e rrjetit që të siguroj lloje të caktuara të rrjetave komunikuese. Nënniveli MAC ofron qasje në mediumin e LAN-ve.  

 

Niveli fizik

Niveli fizik definon nivelin e rrymës, sinjalet fizike që ekzistojnë në transportin e të dhënave ndërmjet adapterëve të rrjetave (NIC) dhe mediumit të rrjetit. Definon edhe mënyrën e lidhjes së kabllos në kartelë, numrin e pinëve në konektor si dhe funksionin e tyre. Gjithashtu është përgjegjës për transmision të bitëve ndërmjet dy kompjuterëve, që biti 1 të arrin në destinacion si bit 1, e jo si bit 0, ashtu se si do të transferohet biti në impuls elektrik apo optik.

përmbajtja 

Rrjetat regjionale (WAN)

Për rrjeta lokale mund të themi që i plotësojnë nevojat e shfrytëzuesve deri në një numër të caktuar të kompjuterëve dhe në largësi të caktuar në të cilën gjenden. Mirëpo ekzistojnë rrethana kur ato vet nuk janë të mjaftueshme, sepse kanë kufizime fizike dhe nuk janë të përshtatshme për distanca të mëdha. Gjithashtu, me qenë se nuk janë të përshtatshme për gjitha llojet e komunikimeve, duhet të ekzistojnë lidhje në mes disa rrjetave LAN dhe mjediseve të tipave tjera. Me ndihmën e komponentëve siç janë urat dhe ruterët LAN-i mund të zgjerohet nga zona lokale që vepron në rrjetën e cila shërben për komunikim në zonën e një qyteti, ose ndërmjet qyteteve siç janë disa rrjete universitare.

Në fig. 20 janë dhënë disa rrugë të mundshme për transmetimin e sinjaleve ndërmjet dy kompjuterëve. Nëse ndonjë prej rrugëve dështon, sinjali mund të rutohet (orientohet) në rrugë tjera alternative.

Kur rrjeta të zgjerohet në këtë mënyrë, atëherë quhet rrjetë regjionale apo rrjetë e zonës së gjerë (Wide Area Network – WAN). Shumica e rrjetave WAN paraqet kombinim të LAN-ëve dhe komponentëve tjera që lidhen me lidhje komunikuese WAN. Pjesët përbërëse të rrjetave WAN janë:

·         rrjetat me komutim të paketave

·         kabllot optik

·         emetuesit mikrovalor

·         lidhjet satelitore

·         sistemet koaksiale të televizionit kabllovik

Në komunikimin ndërmjet LAN-ëve zakonisht përdoret një prej këtyre teknologjive të transmetimit:

·         transmetimi analog

·         transmetimi digjital

·         transmetimi paketor apo komutimi i paketave.

Lidhja analoge

Pavarësisht prej kualitetit të dobët dhe shpejtësisë së vogël që e realizojnë, linjat telefonike analoge mund të përdoren për lidhje të rrjetave. Rrjeta komutuese primare (PSTN – Public Switched Telephone Network) është e projektuar për transmetimit e sinjaleve të të folurit, por gjithashtu mund të përdoret edhe për transmetim të të dhënave. Shfrytëzuesit që lidhen në rrjetën lokale nga ndonjë lokacion tjetër më shpesh përdorin mënyrën analoge të lidhjes. Kështu me përdorimin e infrastrukturës telefonike, përkatësisht modemëve përgjegjës të dhënat nga ndonjë rrjetë LAN, përkatësisht nga ndonjë kompjuter transmetohen në ndonjë LAN që gjendet në ndonjë qytet tjetër.

Shpesh shfrytëzuesit i shfrytëzojnë linjat analoge komunikuese të cilat tani quhen linja analoge të dedikuara. Ato janë më besnike dhe më të shpejta se linjat e thjeshta, por dukshëm më të shtrenjta.

 

Lidhja digjitale

Shfrytëzueseve që ju nevojitet transmetim më i shpejtë dhe më besnik në krahasim me atë që e ofrojnë lidhjet analoge, ju kthehen shërbimeve digjitale (DDS - digital data services), të cilat më së shpeshti përdoren me qëllim të WAN lidhjes. Një prej arsyeve gjithashtu është edhe mundësia më e vogël e gabimeve gjatë transmetimit. Te transmetimi digjital nuk nevojiten modemët. Në vend të tyre ruteri të dhënat i merr nga pajisja CSU/DSU (Channel Service Unit/Data Service Unit). Kjo pajisje të dhënat nga rrjeta i shndërron në sinjal digjital të përshtatshëm për transmetim bipolar. 

Mënyrat më të shpeshta të transmetimit janë:

·         T1

·         T3

·         ISDN (Integrated Services Digital Network)

·         Transmetimi i komutuar (Switched) 56Kbps

T1

T1 është shërbim i cili më shpesh përdoret në transmetimin digjital. Mundësitë e tij janë që të dhënat ti transmetoj me shpejtësi 1,544 Mbps, e gjithashtu mund të transmetoj edhe sinjalet e të folurit, të dhënave dhe videos.

Mirëpo, shfrytëzuesit nganjëherë vendosin për shërbime jo të plota të T1 për shkak të çmimeve të larta, kjo nënkupton se nuk e shfrytëzojnë tërë brezin por vetëm një prej kanaleve T1 i cili e ka brezin 64 Kbps.

 

T3

Kjo linjë mundëson transfer të të dhënave me shpejtësi prej 45 Mbps, ky është transmetim më i shpejtë që sot është në dispozicion për shfrytëzuesit. Sikur edhe te tipi T1 edhe këtu për të kursyer mund të përdoret vetëm shërbimi i pjesërishëm i kanalit të linjës T3.

 

ISDN (Integrated Services Digital Network)

Rrjeta digjitale e shërbimeve të integruara paraqet metodën për lidhje e cila mund të transmetoj imazhe, të folurit dhe të dhëna. Sot në përdorim ekzistojnë dy tipa të ISDN-së, ISDN-ja bazike (basic rate) dhe  primare (primary rate).

ISDN-ja bazike ofron dy kanale që punojnë në 56 Kbps, një kanal për kontroll të komunikimit me shpejtësi  8 Kbps dhe një kanal për të dhëna i cili ka funksionin e transmetimit të sinjalizimit me të cilin komunikacioni zhvillohet me shpejtësi prej 16 Kbps. Me përdorimin e të dy kanaleve fitohet brezi lëshues prej 128 Kbps.

ISDN-ja primare ofron brez të transferit sikur T1. Kanali i posaçëm me brez prej 64 Kbps përdoret vetëm për sinjalizim dhe kontroll të të dhënave.

 

Transmetimi i komutuar (Switched) 56 Kbps

Transmetimi i komutuar 56Kbps është version 56 Kbps i linjës DDS. Përparësi themelore e kësaj linje është se çmimi i ultë sepse përdoret sipas nevojës, përkatësisht nuk është linjë e përhershme WAN.

 

Rrjetat me komutim të paketave

Paketat origjinale të të dhënave ndahen në paketa më të vogla, dhe çdo pakete ju shënohet adresa destinuese dhe informacione tjera. Gjatë komutimit disa paketa transmetohen përmes stacioneve në rrjeta në rrugën më të mirë që në atë moment është në dispozicion. Çdo paketë komutohet veçmas, që nënkupton se dy paketa që vijnë nga paketa origjinale e njëjtë, mund të dërgohen në rrugë tërësisht të ndryshme.

Pasi paketat udhëtojnë në rrugë të ndryshme shpesh ndodh që në cak të arrin në perrioda të ndryshme kohore apo në renditje tjetër por kjo nuk pengon pasi kompjuteri marrës mundet pa problem ta kompozoj radhitjen origjinale. 

Rrjetat me komutim janë shumë të shpejta dhe efikase, por që rrjedha e të dhënave të jetë e përkryer ekzistojnë kompjuter inteligjent dhe softuer të cilët këtë e mbikëqyrin.

Nganjëherë ndodh që ndonjë paketë të humb gjatë kalimit nëpër rrjetë. Gjithashtu, paketa mund të humbet nëse sinjali dobësohet dhe nëse inteziteti i tij nuk është mjaft i fuqishëm  për të arritur në destinacion.

Protokollet

Për të komunikuar kompjuterët në rrjetë, duhet në mënyrë precize ti përmbahen sekuencës së nevojshme të hapave të caktuar ashtu që komunikimi të jetë i suksesshëm. Në këtë qëllim kompani të ndryshme kanë krijuar „protokolle“, pra bashkësi të rregullave që do të përdoren ashtu që puna në rrjetë të jetë e suksesshme. Protokollet që funksionojnë në rrjetë ju mundësojnë kompjuterëve këmbim të të dhënave dhe e mbajnë në tërësi transmetimin e të dhënave, përkatësisht caktojnë mënyrën se si realizohet komunikimi ndërmjet kompjuterëve.

Për të konfiguruar kompjuterin që do të punonte në rrjetë duhet të instalojmë programin drejtues (drajverin) për kartelën e rrjetit e cila gjendet në kompjuter e më pas edhe atij t'ja instalojmë protokollin përkatës të rrjetit. Programet e klientit ju dërgojnë të dhëna protokollit, ai ja përcjell drajverit të rrjetit, e ky i fundit drejtpërdrejt e dirigjon kartelën e rrjetit. Çdo sistem operativ i rrjetit përdor ndonjë protokoll.

Protokollet që më së shpeshti përdoren janë:

  • TCP / IP,
  • NetBEUI,
  • IPX / SPX,
  • X.25,
  • AppleTalk, etj.

TCP / IP

(Transmission Control Protocol / Internet Protocol) është protokoll që ka origjinë nga rrjetat UNIX, ndërsa është bërë standard për Internet. Ai mundëson komunikimin e kompjuterëve në mjedisin heterogjen. Në të vërtet është zhvilluar nga ana e armatës amerikane për të pasur mundësi të lidhen lloje të ndryshme të kompjuterëve. Ky në të vërtet është protokoll drejtues, i cili i paketon dhe i depaketon të dhënat, e dirigjon transmetimin e të dhënave si dhe kontrollon ekzistimin e gabimeve. Është shumë i përshtatshëm dhe e përkrahin shumë platforma të rrjetave sepse nuk është si protokollët tjerë të cilët e bartin vulën personale të kompanisë që e ka ndërtuar. Është shumë i përshtatshëm për rrjetat WAN.

 

NetBEUI

Paraqet versionin e protokollit më të vjetër të NetBIOS-it. Ky është protokoll më i shpejtë dhe më efikas në nivelin e transportit dhe është prezent te të gjitha prodhimet e rrjetave të Microsoft-it.

Përparësia e protokollit NetBEUI është në atë se është i vogël, të dhënat barten në rrjetë shpejtë dhe në mënyrë kompatibile me të gjitha rrjetat në të cilat përdoren prodhimet e Microsoft-it. Mungesa themelore është se nuk e përkrahin orientimin përkatësisht rutimin, andaj nuk mund të përdoret për rrjeta të mëdha.

 

IPX / SPX

IPX / SPX (protokolli për këmbim në mes rrjetave / këmbim sekuencial të paketave) është protokoll standard i cili përdoret në rrjetat e Novell-it. Sikur edhe në NetBEUI, relativisht është i vogël dhe i shpejtë  në LAN-e dhe përparësia në raport me NetBEUI është në atë se përkrah rutimin andaj mund të përdoren në rrjetat e mëdha. 

 

X.25

X.25 është grup i protokolleve i instaluar në rrjetat me komutim të paketave të cilat ofrojnë shërbime të komutimit. Këto shërbime fillimisht ishin krijuar për të u lidhur terminalet në largësi me kompjuterët  mainframe. Është zhvilluar nga komisioni për telefoni dhe telegrafi ndërkombëtare për të dërguar të dhëna nëpërmjet linjës telefonike.

 

AppleTalk

AppleTalk është protokoll origjinal i kompjuterëve Apple, i ndërtuar ashtu që kompjuterëve të Apple Macintosh ti mundësoj ndarje të datotekave, të dhënave dhe printerëve në mjedisin e rrjetit.